Shkolla e Pranverës 2019 ” Shqipëria në rrugën drejt integrimit në BE- Quo Vadis?”

Qendra Europiane në bashkëpunim me Fondacionin Konrad Adenauer  organizuan Shkollën Pranverore “Sfidat e Integrimit të Shqipërisë në BE- quo vadis?”.  Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të Ditës së Evropës, nga data 9-12 Maj 2019, si dhe erdhi në një periudhë tepër të rëndësishme për Shqipërinë, e cila është në pritje të hapjes së negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Në këtë shkollë morën pjesë 15 të rinj të fushave të ndryshme të studimit, të cilët u njohën me disa aspekte dhe sfida të rrugëtimit drejt BE dhe elaboruan më tej idetë dhe perceptimet e tyre. Gjatë këtyre ditëve u trajtuan dhe tema të tilla si: liria e medias, reforma në drejtësi, europianizimi dhe BE-izimi, etj.

Pjesëmarrësit përcollen ide të ndryshme përmes perceptimeve individuale dhe punës në grup. Të rinjtë arritën të përcaktonin gjendjen aktuale të Shqipërisë dhe hapat që duhet të ndërmerren për të bërë progres në rrugën drejt BE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Kalo te paneli