SI MODERNITETI MEMORIZON: POLITIKAT E KUJTESES NE ETNOGRAFINE DHE HISTORINE SHQIPTARE

Më datë 17 Nëntor, Qendra Europiane organizoi diskutimin me temë “Si moderniteti memorizon: politikat e kujteses ne etnografine dhe historine shqiptare” pranë biznesit social “E jona”. Ky event u organizua me rastin e 102 vjetorit të pavarësisë dhe 70 vjetorit të çlirimit të vendit. I ftuar në këtë diskutim ishte Prof. Asoc. Dr. Nebi Bardhoshi. Ai paraqiti një panoramë të shkrutër etnografike e historike, për të kaluar më pas në situatën reale dhe sugjerimet e mundshme.

Prof. Bardhoshi shpjegoi më tej lidhjen mes politikës, historisë dhe edukimit. Kjo ngjalli edhe shumë pyetje në audiencë, ku spikati interesi për sfidat e ardhshme në edukim. Pas rrahjeve të mendimeve, pjesa e dytë e diskutimit vazhdoi me dokumentarin “Kujtesa e një vendi që harroi të harronte” projekt i realizuar nga pesë student të gazetarisë me mbështetjen e Fondacionit Konrad Adenauer.

Qendra Europiane ka planifikuar një seri takimesh të tilla, që do të organizohen në bazë të përmuajshme.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Kalo te paneli