Sistemi francez i bazës së të dhënave për personat përfshirë në krime shkel Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut

Në gjykimin e Dhomës për çështjen Brunet kundër Francës (aplikimi nr. 21010/10), Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut vendosi unanimisht, se ka pasur shkelje të nenit 8 (E drejta për respektimin e jetës private dhe familjare) të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut.

Çështja konsiston në një ankesë që është ngritur nga z. Brunet, ku të dhënat e tij personale janë regjistruar në databazën e të dhënave për krimet, pas ndërprerjes së procedurës penale kundër tij.

Gjykata vëreu se në mënyrë të veçantë se Z. Brunet nuk kishte pasur një mundësi reale për të kërkuar fshirjen e informacionit në lidhje me të nga baza e të dhënave dhe se kohëzgjatja e mbajtjes së këtyre të dhënave, për 20 vjet mund të asimilohej, në mos për ruajtje me afat të pacaktuar, së paku në një normë, më tepër se një kufi maksimal.

Gjykata arriti në përfundimin se shteti i kishte tejkaluar lirinë e vet për të vendosur (“hapësirat e vlerësimit”) për çështje të tilla: ku ruajtja e këtyre të dhënave, nuk arrin një ekuilibër të drejtë të interesave publike kundjet atyre private.

Ky rast konsiderohet nga GJEDNJ si një shkelje,  duke cënuar të drejtën e respektimit të jetës private për z. Brunet.

Neni 41

Gjykata u shpreh se Franca duhej ti paguante aplikuesit shumën prej 3000 EUR për dëmin moral të shkaktuar.

Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut

Strasburg 18.09.2014

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Kalo te paneli