“Standardet e procesit të rregullt si kusht për funksionimin e shtetit të së drejtës”

Qendra Europiane përmbylli trajnimin 2 e ½ ditor me temën “Standardet e procesit të rregullt si kusht për funksionimin e Shtetit të së Drejtës” , zhvilluar në kuadër të projektit që Qendra po zbaton në bashkëpunim me Save the Children in Albania dhe Qendrën për Shërbime dhe Praktika Ligjore të Integruara, me financim të Bashkimit Europian.

Në datat 27-29-31 maj ishim në Kolegjin Universitar të Biznesit, Tiranë, ku bëmë një vështrim të përgjithshëm të KEDNJ, si dhe folëm për standardet e GJEDNJ në lidhje me procesin e rregullt, lirinë e shprehjes dhe të drejtën për informim, si dhe të drejtën e pronës, të sanksionuara në KEDNJ. ⚖️⚖️ 📚📚

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Kalo te paneli