“Standardet e procesit të rregullt si kusht për funksionimin e shtetit të së drejtës”

Qendra Europiane në bashkëpunim me Save the Children in Albania dhe Qendrën për Shërbime dhe Praktika Ligjore të Integruara, me financim të BE është duke zhvilluar projektin “Standardet e procesit të rregullt si kusht për funksionimin e shtetit të së drejtës”.

Në kuadër të projektit, Qendra vazhdon me trajnimet me studentë të Fakulteteve të Drejtësisë publike dhe private. I rradhës ishte trajnimi me studentë të Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuavani”, i cili u zhvillua në datat 29, 31 tetor dhe 2 nëntor. Ditën e parë trajnimi u fokusua në një vështrim të përgjithshëm të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut si dhe nenin 6 të saj – E drejta për proces të rregull. Dita e dytë vazhdoi me nenin 6 dhe nenin 10 të Konventës – Liria e shprehjes, ndërsa dita e tretë kishte një orientim më praktik, duke zhvilluar një mini-gjyq simulues per kazuset e dhëna nga ekspertët në ditën e parë të trajnimit.  Studentët u ndanë në palë “Kërkuese” dhe “Shteti” duke paraqitur argumentat dhe kundërargumentat e tyre në respektim të standardeve europiane të Gjykatës së Strasburgut. Këto trajnime cilësohen si mjaft të rëndësishme pasi i trajnojnë studentët jo vetëm për pjesën teorike, por edhe për anën praktike të Gjykatës së Strasburgut dhe standardeve europiane të vendosura prej vitesh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Kalo te paneli