Takim konsultues – “Media e pavarur për një qeverisje demokratike”

Në datë 18 shkurt 2022 ishim sërish në Shkodër, për zhvillimin e një takimi konsultues me gazetarë, studentë të drejtësisë dhe gazetarisë, OJF, si dhe aktivistë të vijës së parë. Qëllimi i këtij takimi shpërndarja e praktikave më të mira dhe njohuritë mbi pavarësinë e medias, pluralizmin, barazinë gjinore dhe garantimin e lirisë së shprehjes.
Si fillim, diskutimi nisi mbi rëndësinë e krijimit të Koalicionit “Bashkë për fjalën e lirë”, si një mjet për advokimin strategjik dhe mbështetje të lirisë së medias në Shqipëri. Më tej u mbajt dhe një prezantim mbi parashikimet ligjore kombëtare e ndërkombëtare mbi lirinë e medias, e në veçanti sfidat e saj në shekullin XXI. Në përfundim të takimit u prezantua me pjesëmarrësit dhe rregullorja për krijimin dhe funksionimin e Koalicionit, si dhe gjetjet e nxjerra nga raporti për vlerësimin e nevojave, kryer nga ekspertët e Konsorciumit.

Ky takim erdhi në kuadër të projektit  “Media e pavarur për një qeverisje demokratike”, zbatuar nga Qendra Europiane, shoqata Gruaja tek Gruaja dhe Këshilli Shqiptar i Medias me mbështetjen financiare të LevizAlbania, një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, SDC

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Kalo te paneli