“Të drejtat e mia! – përmirësimi i njohurive mbi barazinë gjinore nëpërmjet internetit”

Në kuadër të projektit “Të drejtat e mia! – përmirësimi i njohurive mbi barazinë gjinore nëpërmjet internetit”, që Qendra Europiane po zbaton në bashkëpunim me Fondin Kanadez për Nisma Lokale (CFLI), gjatë muajit nëntor u organizua trajnimi 4-ditor në formën “Trajnimi i Trajnerëve”, pranë ambienteve të Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskrimini.

Trajnimi u zhvillua me stafin e Avokatit të Popullit – Seksioni i përgjithshëm dhe Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, si punonjës të vijës së parë që përballen me çështje të diskriminimit. Disa nga temat që u trajtuan gjatë trajnimit ishin “Mbrojtja nga diskriminimi për shkak të racës, etnisë, gjuhës”, “Gjuha e urrejtjes”, “Diskriminimi në Administratën Publike”, “Mohimi i përshtatjes së arsyeshme, testi i mosdiskriminimit”, etj.

Ky trajnim ishte tepër i frytshëm në kuadër të shkëmbimit të praktikave me të mira dhe eksperiencave mes dy institucioneve si dhe mes tyre dhe ekspertëve trajnues.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Kalo te paneli