Të Drejtat e Njeriut

rl blueNjohja dhe respektimi i të drejtave të njeriut është një nga shtyllat themelore të mirëfunksionimit të shtetit të së drejtës. Ashtu sikurse të gjithë e dimë marrëdhëniet ndërkombëtare janë element i rëndësishëm i ekzistencës dhe mirëqenies së çdo vendi, ku vendet e mbarë botës gjithnjë janë duke forcuar lidhjet përmes marrëdhënieve bilaterale si dhe pjesëmarrjes në organizata rajonale apo ndërkombëtare. Më 13 korrik 1995, Shqipëria u bë pjesë e Këshillit të Europës. Ndërkohë, vendi ynë ratifikoi Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut më 2 tetor 1996, datë e cila shënon dhe fillimin e detyrimit të Shqipërisë për të respektuar standardet europiane të të drejtave të njeriut. Për këtë qëllim Qendra Europiane që në krye të herës ka pasur një fokus të veçantë në kërkime, studime, dhe trajnime lidhur me çështje të të drejtave të njeriut. Në kuadër të programit, për të drejtat e njeriut Qendra ka zbatuar një sërë projektesh të cilat kanë dhënë kontributin e tyre në demokracinë dhe qeverisjen në nivel qëndror dhe vendor.

Projektet e përfshira në të Drejtat e Njeriut janë:

2016Qendra Europiane dhe në bashkëpunim me Ambasadën e Mbretërisë së Holandës në Shqipëri dhe Kosovë do të organizojnë projektin “Promovimi i standarteve Evropiane midis gjyqtarëve në Shqipëri dhe në Kosovë”. Përmes këtij projekti do të përgatitet një përmbledhje e jurisprudencës së Gjykatës së Strasburgut, e cila do të shërbejë si manual udhërëfyes për punën e përditshme të gjyqtarëve. Përmbledhja do të përgatitet nga Gjyqtari shqiptar në GJEDNJ, Z. Ledi Bianku. Faza e dytë e projektit konsiston në organizimin e një serie trajnimesh për gjyqtarët e të dy vendeve. Ndër partnerët kryesorë në këtë projekt do të jenë Shkolla Shqiptare e Magjistraturës dhe Instituti Gjyqësor i Kosovës.

2016 Qendra Europiane, në bashkëpunim me fondacionin Konrad Adenauer janë duke impelmentuar projektin “E drejta e Azilit në BE”. Ky projekt është i ndarë në dy faza. Faza e parë konsiston në publikimin e broshurës “E drejta e Azilit në BE”. Ndërkohë, faza e dytë e projektit konsiston në organizimin e 3 trajnimeve në tre universitete të vendit, si edhe një trajnimi për gjyqtarë të gjykatave administrative ku ekspert shqiptar e të huaj do të diskutojnë për standardet e instrumentave ndërkombëtar mbi të drejtën e azilit.  Projekti synon ti ofrojë në nivel vendor tërësinë e standardeve ndërkombëtare që kanë lidhje me të drejtën e azilit, të cilat kanë efekt të drejtëpërdrejtë ose të tërthortë në sistemin ligjor shqiptar dhe në sistemet ligjore të të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor, me qëllim rritjen e standardeve ligjore dhe zbatimin e tyre.

2015 Qendra Europiane organizoi më 21 dhjetor 2015 workshopin e nivelit të lartë “Standardet e Gjykatës së Strasburgut për të drejtën e azilit”. Në këtë workshop ishin të ftuar dy gjyqtarët e nderuar të Gjykatës Evropiane: Z. Ledi Bianku dhe Z. Robet Spano. Qëllimi i trajnimit ishte të sillte në vëmendje standardet e Gjykatës Evropiane në lidhje me të drejtën e azilit, e cila është çështja më e debatuar aktualisht në Evropë.

2015Qendra Europiane dhe Fondacioni Konrad Adenauer Programi i Shtetit të së Drejtës për Evropën Juglindore janë duke implementuar projektin “Asistencë në mbrojtjen më të mirë të së drejtës për informim përmes zbatimit të standardeve të GJEDNJ në gjykatat administrative”. Ky projekt pati si qëllim kryesor përmirësimin e dijeve të gjyqtarëve mbi jurisprudencën e GJEDNJ-së dhe implementimin e standardeve evropiane në sistemin gjyqësor vendas në lidhje me të drejtën e informimit. Përmes këtij projekti Qendra dhe KAS në bashkëpunim me Shkollën e Magjistraturës trajnoi gjyqtarët e Gjykatës së Apelit Tiranë si dhe gjyqtarët e Gjykatave Administrative.

2014 – vazhdim Qendra Europiane dhe Civil Right Defenders Albania kanë vendosur bashkëpunimin për të realizuar në bazë të përvitshme projektin “Moot Court Competition ECtHR Albania”, projekt i cili ka për qëllim simulimin e gjyqeve të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut përmes një konkursi, që do të përfshijë student nga të Fakultetet e Drejtësisë në vend.

2013-2014 Pjesëmarrje në zbatimin e projektit rajonal “Baza e të Dhënave të të Drejtave të Njeriut”. Baza e të Dhënave të të Drejtave të Njeriut përfshin të të gjithë praktikën gjyqësore të GJEDNJ të shoqëruara me komentet e ekspertëve të të drejtave të njeriut, në bashkëpunim me Qendrën AIRE në Londër dhe Grupin e Ballkanit Perëndimor  mbi Bazën e të Dhënave të të Drejtave të Njeriut.

2009 Realizimi i projektit “Asistencë për mbrojtjen më të mirë të të drejtave të njeriut përmes zbatimit të standardeve të GJEDNJ në Shqipëri”, i mbështetur nga Delegacioni i Komisionit Europian në Tiranë. Ndërhyrja i adresohej forcimit të kapaciteteve, sipas GjEDNj të gjykatësve , juristëve dhe prokurorëve dhe ajo bazohej në dy komponentë kryesore: (I) trajnimi i gjykatësve , prokurorëve në 6 rrethe të Gjykatës së Apelit në Shqipëri: Tiranë, Shkodër,   (http://www.youtube.com/watch?v=4Pf18FImlp8 ), Vlorë, Gjirokastër, Korçë dhe Durrës; (II) Publikimi i librit të xhepit të të drejtave të njeriut mbi disa nene të GjEDNj dhe prodhimin dhe shpërndarjen e buletinëve mujor të të drejtave të njeriut (përmes përmbledhjeve të rasteve gjyqsore) në jurispudencën e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut.

2005 Publikimi i “Jurisprudencës së Gjykatës së Strasburgut”, mbështetur nga Programi i 4 i Përbashkët i Këshillit të Europës dhe Komisionit Europian.

2005 Trajnimi i juristëve Shqiptarë dhe profesionistëve të tjerë ligjor se si të paraqesin një ankesë në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut (GjEDNj) nga një individ, në bashkëpunim me Këshillin e Evropës dhe nën kujdesin e zyrës së Avokatit të Popullit të Shqipërisë dhe Ministrisë së Drejtësisë.

Kalo te paneli