TË DREJTAT THEMELORE TË PARAT: MBROJTJA NGA DISKRIMINIMI

Qendra Europiane në bashkëpunim me Fondacionin Konrad Adenauer, janë duke zbatuar projektin “Të drejtat themelore të parat: mbrojtja nga diskriminimi”. Duke pasur në vëmendje një nga pesë kriteret e parashtruara në Progres- Raportin e KE për Shqipërinë, ku përfshihet “Mbrojtja e të Drejtave të Njeriut”, ku ndër të drejtat e parashikuara është dhe mbrojtja nga diskriminimi. Në vendin tonë mbrojtja nga diskriminimi është një e drejtë thelbësore e garantuar në Kushtetutë, Konventat Ndërkombëtare të ratifikuara dhe ligje të tjera. Por, përveç kuadrit ligjor vendas dhe ndërkombëtar, ende vijon të jetë një sfidë më vete zbatimi në praktikë.

Për këtë, Qendra Europiane dhe KAS parashikuan zbatimin e këtij projekti të ndarë në dy faza respektivisht: hartimi i një manuali “Ndalimi dhe Mbrojtja e Diskriminimit në Shqipëri” për  studentë të ligjit, juristë, punonjës të administratës, avokatë dhe çdo qytetar që ka interes.; si dhe trajnimi i studentëve të drejtësisë në bashkëpunim me Universitetin e Durrësit, Shkodrës dhe Vlorës për përmirësimin më tej të njohurive mbi këtë temë dhe zbatimin në praktikë të legjislacionit vendas dhe ndërkombëtar në garantimin e mbrojtjes nga diskriminimi për çdo individ apo grup shoqëror. Në kuadër të zbatimit të këtij projekti, Qendra ka vendosur një marrëdhënie bashkëpunimi me disa universitete në rang vendi. Në datën 27 maj kemi qenë në Universitetin “Aleksandër Moisiu’ Durrës dhe në 31 maj në Universitetin “Luigj Gurakuqi” Shkodër.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Kalo te paneli