Shtyhet afati! Thirrje e hapur per ofrues sherbimi “Pushim kafeje” në PATOS

Emri:                                              Ofrues shërbimi për pushim kafeje
Adresa:                                        Patos
Afati i dorëzimit të ofertës:   11 nëntor 2022

Qendra Europiane po zbaton projektin “Të rinj aktivë për demokraci qytetare“, në Bashkinë Patos, në kuadër të Programit Rajonal mbi Demokracinë Vendore në Ballkanin Prendimor 2 (ReLOaD2), i cili financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).  Situata aktuale në Shqipëri, pavarësisht përmirësimeve, vazhdon të tregojë një diferencë të konsiderueshme për sa i përket pjesëmarrjes së të rinjve, grave dhe komuniteteve të margjinalizuara në jetën sociale, ekonomike dhe politike të vendit. Shkaku kryesor i kësaj mangësie varion nga pabarazia gjinore tek mungesa e kapaciteteve dhe programeve të institucioneve për t’u ofruar brezave informacion të saktë mbi procesin e vendimmarrjes dhe demokracinë qytetare. Në këtë situatë, iniciativat e arsimit joformal paraqesin mundësi shtesë për të përmbushur nevojat e komuniteteve të pashërbyera, për të promovuar angazhimin qytetar dhe pjesëmarrjen në vendimmarrje. Duke marrë parasysh situatën e sipërpërmendur, Qendra po zbaton projektin “Të rinj aktivë për demokraci qytetare“, në Bashkinë Patos. Qëllimi i përgjithshëm i projektit është të nxisë dhe promovojë angazhimin qytetar të të rinjve përmes pjesëmarrjes në vendimmarrjen lokale.

Objektivat
Qendra Europiane është duke kërkuar një Ofrues shërbimi (bar, restorant ose market), për të ofruar pushim kafeje për të rinjtë e Forumit Tematik Rinor. Grupi i të rinjve varion nga 15-20 persona dhe shërbimi do të ofrohet pranë ambienteve të Bashkisë Patos. Nr. i eventeve mund të variojë deri në 20 evente.

 Specifikimet e përgjithshme teknike:
Për këtë projekt, Qendra Europiane do të zhvillojë procedurën e prokurimit për produktet  dhe shërbimet sipas përshkrimeve në tabelën e mëposhtme.  

Nr Përshkrimi i mallit/ shërbimit/ “Pushim kafeje për 15-20 persona të grupmoshës 15-20 vjeç”; Çmimi/njësi

Me TVSH

Cmimi në total
1 –          pije jo-alkoolike, me gaz ose pa gaz/ çaj;

–          Ujë me gaz/pa gaz;

2 –          snacks: kek +biskota+ sanduiçë të vegjël,

–          ose molto + bakerolls+ çibukë+ patatina.

  • Oferta të përfshijë edhe Shërbimin e transportit dhe servirjes pranë Sallës së Këshillit Bashkiak në Bashkinë Patos.
  • Në ofertë të përfshihet edhe Servisi për katering për rreth 20 pjesmarrës sipas rastit:
    -Peceta, mbulesë tavoline, pipa, gota dhe pjata plastike.
  • Ofrimi i ketij shërbimi kërkohet për periudhën nëntor – prill 2023. Datat specifike do të përcaktohen në kontratën e lidhur me subjektin fitues dhe mund të jenë subjekt ndryshimi gjatë zbatimit të projektit. Komunikimi mes palëve do të mbahet nëpërmjet e-mailit.

Kushte të përgjithshme:

  • Subjektet duhet të jenë të regjistruar dhe licensuar rregullisht me objekt veprimtarie shërbimet e kërkuara, i pajisur me numër NIPT-i.
  • Preferohen subjekte të regjistruar me aktivitet në territorin e bashkisë Patos dhe të ofrojë shërbime në këtë bashki;
  • Subjekti të ketë kapacitetet e nevojshme për të mbuluar transportin dhe servirjen e produkteve;
  • Subjekti të ketë produkte të certifikuara dhe të kontrolluara, si dhe të paktën 2 muaj përpara skadences.
  • Dorëzimi i ofertës do të bëhet vetëm nëpërmjet email në adresën sindilica@euro-centre.eu brenda datës 4 nëntor ose në adresën postare “Vaso Pasha”, P. 20/57, Tiranë. Nuk pranohen ofertat dorazi.
  • Pagesa e subjektit kryhet me transfertë bankare pas marrjes së shërbimit dhe lëshimit të faturës përkatëse.

 Në ofertën e tij, ofertuesi duhet të paraqesë të dhënat e plota të personit te kontaktit. Krahas ofertës financiare të plotësuar, e cila duhet të jetë në ALL dhe TVSH të përfshihet në kosto/çmim, duhet të paraqiten edhe këto dokumenta:

  • Licencën për ushtrimin e aktivitetit / Ekstraktin e QKB të marrë deri një ditë para postimit të ofertës;
  • Ofertën financiare për produktet sipas tabelës më sipër. Në rastin e menuve të ofruara nga lokali, të dorëzohet menuja e propozuar;
  • Numrin e llogarisë bankare.

Operatori që ofron shërbimin me çmimin më të ulët dhe në përputhje me specifikimet teknike sipas ftesës, do të njoftohet për të nënshkruar kontratën.

Të gjithë subjektet e interesuara duhet të dorëzojnë ofertën e tyre sipas tabelës më sipër, sikurse parashikohet në specifikimet e përgjithshme teknike të kësaj ftese deri më 11 nëntor 2022, në adresën e e-mailit: sindilica@euro-centre.eu ose në adresën postare Rr. “Vaso Pasha”, P. 20/57, Tiranë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Kalo te paneli