Thirrje për agjenci kreative/IT

Fondacioni Qendra Europiane shpall thirrjen për Agjenci Kreative/IT, për ngritjen dhe dizajnimin e një platforme online, në kuadër të projektit “Media e pavarur për një qeverisje demokratike”, që po zbatohet me mbështetjen financiare të Leviz Albania, një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, SDC. Më konkretisht, Agjencia Kreative/IT kërkohet të kryejë detyrat si më poshtë:

–  Ngritja e një platforme trajnimi online me domain shqiptar (.al);
– Dizajnimi i platformës për ngarkimin e 3 moduleve trajnimi në formën e videove;
– Ndërlidhja e platformës me website-t zyrtare të organizatave zbatuese të projektit;
– Rifreskimi me informacione të reja përgjatë kohëzgjatjes së projektit;
– Mirëmbajtja e platformës për një periudhë 2-vjeçare.

Thirrja për Agjencinë Kreative/IT do të publikohet në website-n zyrtar të Qendrës Europiane. Të gjitha palët e interesuara janë të lutura të dërgojnë ofertat e tyre financiare me postë, deri në datën 14 shkurt 2022, në adresën: Rr. “Vaso Pasha”, P.20/57, Tiranë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Kalo te paneli