Thirrje për Agjenci Kreative

Fondacioni Qendra Europiane shpall thirrjen për Agjenci Kreative, për krijimin e një video informuese, në kuadër të projektit “Fuqizimi i të rinjve pas pandemisë: sfidat dhe mundësitë”, që po zbatohet në bashkëpunim me Qendrën Be the Change dhe me mbështetjen financiare Agjencisë Kombëtare të Rinisë. Më konkretisht, Agjencia Kreative kërkohet të kryejë detyrat si më poshtë:

–  Krijimi i një video informuese me plane reale dhe animim;
–  Kohëzgjatja 1.30 – 2 minuta;
–  Përgatitja e tekstit në përshtatje me aktivitetet e projektit;
–  Voice over në gjuhën shqipe;
–  Përmbajtja e logove dhe disclaimer;
–  Përshtatje për YouTube, rrjete sociale dhe platformën riniaktive.al.

Thirrja për Agjencinë Kreative do të publikohet në website-n zyrtar të Qendrës Europiane. Të gjitha palët e interesuara janë të lutura të dërgojnë ofertën e tyre financiare fizikisht, deri në datën 8 nëntor 2022, në adresën: Rr. “Vaso Pasha”, P.20/57, Tiranë.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Kalo te paneli