Thirrje për anëtarësim: Koalicioni “Bashkë për fjalën e lirë”

Qendra Europiane, shoqata Gruaja tek Gruaja dhe Këshilli Shqiptar i Medias – KSHM shpallin thirrjen për anëtarësim në Koalicionin “Bashkë për Fjalën e Lirë” në qarkun e Shkodrës.
Koalicioni ka qëllim të mbështesë pavarësinë dhe profesionalizmin e mediave vendore dhe fjalës së lirë, duke angazhuar:
a) Gazetarë;
b) Organizata jofitimprurëse;
c) Aktivistë të vijës së parë;
d) Të rinj aktiv në fushën e demokracisë dhe të drejtave.
Adresa: info@euro-centre.eu, duke dërguar:
a) Jetshkrim (CV);
b) Letër interesi.
Kjo nismë zhvillohet në kuadër të projektit “Media e pavarur për një qeverisje demokratike”, zbatuar nga Qendra Europiane, shoqata Gruaja tek Gruaja dhe Këshilli Shqiptar i Medias me mbështetjen financiare të Leviz Albania, një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, SDC.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Kalo te paneli