Thirrje për aplikim – Forumi Tematik Rinor Patos

Thirrje e hapur për të rinjtë e Bashkisë Patos të moshës 15-29 vjeç!
– Forumi Tematik Rinor Patos –
Në kuadër të projektit “Të rinj aktiv për demokraci qytetare”, Qendra Europiane hap thirrjen për aplikime për të rinj që vijnë nga qeveritë e nxënësve, organizatat rinore, studentë, vullnetarë, profesionistë të rinj [dhe jo vetëm], për t’u bërë pjesë e Forumit Tematik Rinor Patos.
Forumi Tematik Rinor synon nxisë dhe promovojë angazhimin qytetar të të rinjve në Bashkinë Patos, përmes pjesëmarrjes në vendimmarrjen lokale.
Për më shumë informacion mbi Forumin, kliko në linkun: https://forms.gle/YasRwq9wUq6BuFKY6
Apliko tani dhe bëhu pjesë aktive e tij!
Afati për aplikim: 26 korrik 2022.
Ky projekt mbështetet nga Programi Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor – ReLOaD2, financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Kalo te paneli