Thirrje për aplikim

Qendra Europiane, në bashkëpunim me Fondacionin Konrad Adenauer do të organizojnë shkollën veroreSfidat e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian”. 🇪🇺

Ky organizim vjen në një periudhë tepër të rëndësishme për Shqipërinë, e cila është në pritje të hedhjes së një hapi tjetër drejt Bashkimit Evropian: hapjes së negociatave për anëtarësim. Shkolla do të konsistojë në një seri workshop-esh, të cilat do të fokusohen në disa shtylla kryesore: informimi, rritja e kapaciteteve dhe nxitja e bashkëpunimit mes profesionistëve të rinj, në kuadër të procesit të integrimit të Shqipërisë në BE.

Kemi kënaqësinë të hapim thirrjen për aplikim për pjesëmarrjen e të rinjve në shkollën verore, e cila do të mbahet në datat 9 – 12 maj 2019 📆, pranë Qendrës “Nehemia Gateway” Pogradec. 📍 Shpenzimet mbi transportin, fjetjen dhe ushqimin do të mbulohen nga organizatorët.

Të interesuarit janë të lutur të dërgojnë një CV dhe letër interesi për pjesëmarrje në adresën: info@euro-centre.eu. Aplikimet do të mbyllen në datën 30 prill. ⏰

Mirëpresim aplikimet tuaja,

Stafi i Qendrës Europiane

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Kalo te paneli