Thirrje për aplikime – Akademia Rinore Evropiane

Në kuadër të projektit “Rinia aktive për integrimin evropian”, Qendra Europiane me mbështetjen e Kongresit Rinor Kombëtar në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë, në kuadër të programit “Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022”, hap thirrjen për aplikim për “Akademia Rinore Evropiane”.
Akademia do të konsistojë në një seri workshop-esh, ku fokusi do jetë mbi rritjen e kapaciteteve, promovimin e vlerave të përbashkëta të BE si dhe shkëmbimi i eksperiencave mes të rinjve të Ballkanit Perëndimor [Shqipëri, Serbi, Kosovë, Maqedoni e Veriut dhe Mal i Zi] në kuadër të procesit të integrimit në BE.
Kemi kënaqësinë të hapim thirrjen për aplikim për pjesëmarrjen e 20 të rinjve [4 për secilin shtet] nga 5 vendet e rajonit 18 – 29 vjeç, e cila do të mbahet në datat 7 – 10 shtator 2022, në Tiranë, Shqipëri.
* Shpenzimet mbi transportin, fjetjen dhe ushqimin do të mbulohen nga organizatorët.
* Aplikoni përmes CV-së dhe letrës së interesit në adresat:
info@euro-centre.eu
europeancentrefoundation@gmail.com
Subjekti i email-it: Akademia Rinore Evropiane
*Afati për dërgimin e CV dhe Letrës së Interesit – 31 korrik 2022.
Mirëpresim aplikimet tuaja
Ky grant financohet nga Kongresi Rinor Kombëtar në kuadër të programit Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022 në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Kalo te paneli