Thirrje për avokat

Fondacioni Qendra Europiane është një organizatë jofitimprurëse, e themeluar në vitin 1999 në Shqipëri. Misioni i saj është të kontribuojë në standardet evropiane të të drejtave të njeriut, shtetin e së drejtës, integrimin evropian si dhe demokracinë dhe qeverisjen e mirë. Në kuadër të punës së saj, Qendra me mbështetjen e Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë – Soros dhe me bashkëpunimin e Departamentit Juridik të Universitetit të Vlorës janë duke implementuar projektin Aplikimi i një sistemi drejtësie të bazuar tek qytetari, nëpërmjet fuqizimit ligjor të komuniteteve”, synimi i të cilit është të kontribuojë në funksionimin e demokracisë dhe shtetit të së drejtës, nëpërmjet ofrimit të aksesit në drejtësi.

Për rrjedhojë, për implementimin e projektit Qendra dhe partnerët shpallin vendin vakant pranë Klinikës së Ligjit – Universiteti i Vlorës për:

  1. Një Avokat Senior

–         Me kohë të plotë;

–         5 vite eksperiencë pune në çështje administrative dhe civile;

–         Licensë avokati;

–         NIPT aktiv.

Kohëzgjatja e kontratës: 8 muaj (Korrik 2018 – Shkurt 2019)

Pagesat do të kryhen në baza mujore.

Të interesuarit janë të lutur të dërgojnë CV-të e tyre, së bashku me Licensën në adresën info@euro-centre.eu, brenda datës 17 korrik 2018.

Të gjithë kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen me e-mail për datën dhe vendin ku do të kryhen intervistat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Kalo te paneli