THIRRJE PËR KOMPANI KREATIVE DIZAJNI DHE IT / PERSON FIZIK IT

Projekti: Rinia aktive për integrimin evropian
Termat e references

1. Përshkrim i projektit
Projekti “Rinia aktive për integrimin Europian” ka për qëllim rritjen e kapaciteteve të të rinjve për t’u fuqizuar në dialogun ndërkulturor drejt procesit të integrimit evropian. Objektivat specifike te projektit janë: (OS1) Zhvillimi i njohurive të të kuptuarit kritik të proceseve të integrimit evropian, të drejtave dhe vlerave themelore. (OS2) Forcimi i networkut dhe shkëmbimi i eksperiencave mes të rinjve të Ballkanit Perëndimor në sfidën e përbashkët të arritjes së standardeve evropiane. Përgjatë muajve në vazhdim Qendra Europiane do të zhvillojë një sërë aktivitetesh si “Akademia Rinore Evropiane”, ndërtimi i platformes “europeanyouthacademy.al” si dhe përgatitja e një booklet në 4 gjuhë të ndryshme.

2. Objektivat
Qendra Europiane është duke kërkuar një Agjenci kreative/IT, e cila do të jetë përgjegjëse për krijimin e një website (e-platforme). Kompania e IT do të krijojë një program trajnimi online, i cili do të përmbajë 3 module trajnimi që do të përgatiten dhe prezantohen nga tre ekspertë të ndryshëm. Për më tepër, Kompania e IT do të jetë përgjegjëse për regjistrimin dhe editimin e këtyre videove si dhe krijimin e një metode innovative që do të ndihmojë në transferimin më të mirë “know-how” mbi tema që do të përgatiten nga ekspertët e fushës. Këto metoda do të dizenjohen me qëllim që të jenë sa më të thjeshta për t’u aksesuar. Në fund të trajnimit online përmes platformës do të gjenerohet një certifikatë për ata që kanë ndjekur modulet e trajnimit.

3. Detyrat dhe përgjegjësitë
Për platfomrën online Qendra Europiane do të kërkojë që kompania IT të ngrejë këtë platformë, e cila do të përfshijë dhe 3 video-module.
Më specifikisht, Kompania IT duhet të:

  • Krijojë dizenjojë e-platformën “europeanyouthacademy.al”;
  • Të kryejë regjistrimin e 3 moduleve të trajnimit të prezantuara nga ekspertët.
  • Të editojë 3 modulet në një minutazh prej 20 – 30 minuta;
  • Të mundësojë slideshow dinamik dhe burime të tjera multimediale që shoqërojnë dhe ilustrojnë regjistrimin;
  • Të optimizojë videot në një madhësi dhe format të përshtatshëm për ngarkim online;
  • Të bëjë një dizenjim vizual të prezantimeve në PowerPoint, duke përfshirë animacione dhe tekst;
  • Të optimizojë madhësine e videove për një ngarkim optimal online;
  • Të ngarkojë online 3 modulet.
  • Të ngarkojë prezantimet Poëer Point;
  • Të kryejë testin e vlerësimit për përdoruesit online
  • Të ngarkojë një kuiz me alternativa;

4. Rezultatet e pritshme
– Dizenjimi i platfomrës e-learning;
– Regjistrimi dhe editimi i 3 video-moduleve nga 20 – 30 minuta;
– Ilustrimi me animacione, tekste të videove;
– Ngarkimi i 3 videove të ekspertëve;
– Ngarkimi i një booklet;
– Testi i vlerësimit i shoqëruar me një certifikatë pdf.

5. Kualifikimet e nevojshme
– Subjekti duhet të jetë i regjistruar pranë autoriteteve fiskale;
– I pajisur me numër NIPT-i;
– Të paktën 4 vjet përvojë profesionale në krijimin e platformave/faqeve të internetit etj;
– Kapacitet për të punuar nën mbikëqyrje minimale;
– Eksperienca të mëparshme të dëshmuara me platforma të ngjashme;
– CV e agjencisë/kompanisë IT dhe personat përgjegjës për këtë detyrë.

6. Procesi i aplikimit
Aplikimet duhet të dërgohen/ dorëzohen dorazi ose me postë pranë: Rr. ”Vaso Pasha”, P.20/Ap. 57, Tirana ose në email: info@euro-centre.eu deri më 30 shtator 2022.

Agjencitë/personat fizikë janë të lutur të bashkëlidhin CV e tyre me një përshkrim të të gjitha punëve dhe kualifikimeve që kanë si dhe të dërgojnë ofertën e tyre financiare lidhur me ndërtimin e kësaj platforme. Menaxheri i projektit do të kontaktojë vetëm kandidatët e shortlistuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Kalo te paneli