THIRRJE PËR PJESËMARRJE – KONFERENCË SHKENCORE KOMBËTARE

Qendra Europiane, Fakulteti i Histori Filologji – UT dhe Instituti i Studimeve Europiane – UT  t’ju ftojnë të merrni pjesë në Konferencën Shkencore Kombëtare me temë “Siguria njerëzore dhe të drejtat e njeriut: sfidat e shekullit XXI”.

Qendra në bashkëpunim me Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë – UT dhe Institutin e Studimeve Europiane, duke parë situatën në vend mbi problemet e mëdha të lidhura me krimin, korrupsionin, nivelin ekonomik dhe sigurinë e ulët njerëzore, synon të realizojë këtë Konferencë, e cila synon të nxisë një debat të një niveli akademik, përmes pjesëmarrjes së ekspertëve më të njohur të fushës, në lidhje me njohjen dhe zbatimin e një prej sfidave më të mëdha mbi sigurinë njerëzore dhe njëkohësisht, synon të afrojë në pjesëmarrje dhe diskutime studiues të rinj.

Kategoritë studimore do të përfshijnë, ndër të tjera: sigurinë ekonomike, sigurinë ushqimore, sigurinë e shëndetit, sigurinë e mjedisit, sigurinë personale, sigurinë në komunitet dhe sigurinë politike.

Konferenca synon të nxisë një debat të një niveli akademik, përmes pjesëmarrjes së ekspertëve më të njohur të fushës, në lidhje me njohjen dhe zbatimin e një prej sfidave më të mëdha mbi sigurinë njerëzore dhe njëkohësisht, synon të afrojë në pjesëmarrje dhe diskutime studiues të rinj të shkencave politike.

Konferenca synohet të zhvillohet më 4 nëntor 2016.

Për detaje të mëtejshme lidhur me konferencën konsultoni thirrjen për pjesëmarrje.

thirrje-konference-4-nentor

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Kalo te paneli