THIRRJE PËR PJESËMARRJE – KONFERENCË SHKENCORE NDËRKOMBËTARE 28 prill 2015

ARSIMI KLINIK LIGJOR, AFTËSIMI PRAKTIK I STUDENTËVE TË DREJTËSISË DHE METODOLOGJITË ME ORIENTIM PRAKTIK TË MËSIMDHËNIES: NDËRTIMI I URAVE MES TEORISË DHE PRAKTIKËS

Me mbështetjen e

PROGRAMIT TË USAID-it PËR FORCIMIN E SISTEMIT TË DREJTËSISË NË SHQIPËRI – JuST,

 

organizuar nga

FAKULTETI I DREJTËSISË, UNIVERSITETI I TIRANËS,

në bashkëpunim me

WASHINGTON & LEE UNIVERSITY SCHOOL OF LAW

dhe

 QENDRËN EUROPIANE

 

I/E nderuar Koleg/e

Kemi kënaqësinë t’ju ftojmë të merrni pjesë në Konferencën Shkencore Ndërkombëtare të organizuar nga Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës dhe Washington and Lee University School of Law, në bashkëpunim me Qendrën Europiane, me mbështetjen e Programit të USAID-it për Forcimin e Sistemit të Drejtësisë në Shqipëri – JuST, me temë “Arsimi Klinik Ligjor, Aftësimi Praktik i Studentëve të Drejtësisë dhe Metodologjitë me Orientim Praktik të Mësimdhënies: Ndërtimi i Urave mes Teorisë dhe Praktikës”.

Qëllimi:

Qëllimi i kësaj Konference është të nxisë punën kërkimore dhe debatin akademik rreth përmirësimit të cilësisë së të diplomuarve për Drejtësi në Shqipëri, duke adresuar problemet që rrjedhin nga fokusi tej mase teorik i kurrikulës së arsimit juridik, përmes përdorimit me efektivitet të Arsimit Klinik dhe mekanizmave të tjerë e metodologjive të mësimdhënies që ndihmojnë ndërtimin e aftësive praktike.  Punimet pritet të fokusohen në tema që lidhen me Arsimin Klinik Ligjor (duke përfshirë, por pa u kufizuar: analiza të elementëve/metodologjive klinike të mësimdhënies, analiza krahasimore mbi përvojat klinike dhe praktikat e mira, analiza të rolit, qëllimit dhe funksionimit të Klinikave Ligjore, etj.), zbatimin e mekanizmave të ndërtimit të aftësive praktike, përdorimi efektiv i metodologjive të mësimdhënies me orientim praktik, etj.

 

Të dhëna të rëndësishme:

Të interesuarit janë të lutur të dërgojnë një abstrakt 300 – 450 fjalësh, në gjuhën angleze, në adresën conference@euro-centre.eu, brenda datës 17 Prill 2015, i cili duhet të përmbajë sa më poshtë:

  • Titulli i punimit: shqip dhe anglisht;
  • Font: (16pt Times Neë Roman, bold, në qendër)
  • Emrat e Autorëve, pozicioni.profesioni dhe titulli akademik: Me shkronja të mëdha, 12pt Times Neë Roman, në qendër;
  • Departamenti, Fakulteti, Universiteti: 12pt Times Neë Roman, në qendër;
  • Adresa elektronike: 12pt Times Neë Roman, në qendër;
  • Abstrakti: Teksti me 300-450 fjalë, 12pt Times Neë Roman, normal, baraslarguar në të dy anët;Abstrakti duhet të përmbajë, në mënyrë të qartë, një përvijim të fokusit të kërkimit, metodave kërkimore të përdorura, gjetjet/përfundimet kryesore dhe referim tek rekomandime të mundshme.
  • Fjalët kyçe: 5-7 fjalë, 12pt Times Neë Roman, normal, baraslarguar në të dy anët.

Data të rëndësishme:

17 Prill 2015 – Afati i fundit i dorëzimit të abstrakteve

22 Prill 2015 – Njoftimi i pjesëmarrjes

28 Prill 2015 Mbajtja e Konferencës

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Kalo te paneli