Thirrje për prokurim – Agjenci Marketingu

Qendra Europiane ka hapur thirrjen për Agjenci Marketingu për regjistrimin dhe editimin e një dokumentari, në kuadër të projektit “Arsimi parauniversitar në kohë pandemie” që po zhvillohet nga Qendra në bashkëpunim me World Vision Albania.

Më konkretisht, Qendra është në kërkim të shërbimeve si më poshtë:
– Regjistrimi audio dhe video i një dokumentari 10-15 min;
– Optimizimi në përmasa dhe në format të përshtatshëm për ngarkim në rrjet dhe eksperiencë online.

Thirrja do të publikohet në faqen zyrtare online të Qendrës. Të gjithë palët e interesuara janë të lutura të dërgojnë ofertën e tyre financiare në versionin elektronik ose fizik, brenda datës 5 maj 2021.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Kalo te paneli