TRAJNIM I DEPARTAMENTIT TË SË DREJTËS PENALE – FDUT NË KUADËR TË KLINIKËS SË LIGJIT (DITA I)

JuST- USAID dhe Qendra Europiane, në bashkëpunim me Fakultetin e Drejtësisë – UT, janë duke implementuar Programin e Arsimimit Ligjor Klinik.

Qëllimi i këtij programi është përsosja e mëtejshme e procesit të edukimit të studentëve të drejtësisë përmes harmonizimit të dijeve teorike me praktikën e zbatimit të ligjit, duke i angazhuar ata drejtpërdrejt në ofrimin e shërbimit ligjor falas për personat që ndodhen në pamundësi ekonomike për të kontraktuar një avokat, në rast se duhet t’i drejtohen gjykatës.

Për të marrë një informacion më të gjerë, mënyrën sesi funksionon Klinika e Ligjit, do të organizohen trajnime dhe gjyqe simulues për departamentin, publik, civil dhe penal.

Dita e parë e trajnimit të Departamentit të së Drejtës Penale u mbajt sot në ambientet e Fakultetit të Drejtësisë, ndërkohë që do të vazhdojnë dhe ditët e tjera në po këto ambiente në orën 13:00. Gjatë këtyre ditve studentët e interesuar do të kenë mundësi të marrin informacion mbi drejtësinë penale në sistemin gjyqësor shqiptar.

Ditën e sotme studentëve ju është dhënë një dosje penale dhe u bë ndarja e roleve për ta përkatësisht si prokurorë, avokatë dhe dëshmitarë, ndërkohë që në rolin e gjyqtarit do të jetë trajneri i këtij gjyqi simulues Dokt. Alban Koçi. Në ditët në vazhdim të trajnimeve studentët do të përgatiten për të realizuar gjyqin simulues sipas dosjes dhe rolit që atyre u është dhënë.

JuST-USAID, Qendra Europiane dhe Fakulteti i Drejtësisë – UT, ftojnë të gjithë studentët e drejtësisë të marrin pjesën në “Trajnimin e Departamentit të së Drejtës Penale në kuadër të Klinikës së Ligjit”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Kalo te paneli