TRAJNIM I DEPARTAMENTIT TË SË DREJTËS PENALE – NË KUADËR TË KLINIKËS SË LIGJIT (DITA II, III & IV)

JuST- USAID dhe Qendra Europiane, në bashkëpunim me Fakultetin e Drejtësisë – UT, janë duke implementuar Programin e Arsimimit Ligjor Klinik.

Qëllimi i këtij programi është përsosja e mëtejshme e procesit të edukimit të studentëve të drejtësisë përmes harmonizimit të dijeve teorike me praktikën e zbatimit të ligjit, duke i angazhuar ata drejtpërdrejt në ofrimin e shërbimit ligjor falas për personat që ndodhen në pamundësi ekonomike për të kontraktuar një avokat, në rast se duhet t’i drejtohen gjykatës.

Për të marrë një informacion më të gjerë, mënyrën sesi funksionon Klinika e Ligjit, do të organizohen trajnime dhe gjyqe simulues për departamentin, publik, civil dhe penal.

Dita e dytë, e tretë dhe e katërt e trajnimit të Departamentit të së Drejtës Penale u mbajtën në datat 1, 2 dhe 3 prill në ambientet e Fakultetit të Drejtësisë, në orën 13:00. Gjatë këtyre ditve studentët e interesuar patën mundësi të marrin informacion mbi drejtësinë penale në sistemin gjyqësor shqiptar.

Studentëve i`u dha një dosje penale të ndarë në role përkatësisht si prokurorë, avokatë dhe dëshmitarë dhe u përgatitën për të realizuar gjyqin simulues. Ndërkohë që në rolin e gjyqtarit do të jetë trajnerët i këtij gjyqi simulues Alban Koçi, Besnik Çerekja dhe Ela Podgorica.

JuST-USAID, Qendra Europiane dhe Fakulteti i Drejtësisë – UT, ftojnë të gjithë studentët e drejtësisë të marrin pjesën në “Trajnimin e Departamentit të së Drejtës Penale në kuadër të Klinikës së Ligjit”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Kalo te paneli