Trajnim mbi edukimin ligjor të publikut – Klinika e Ligjit Vlorë

Në kuadër të projektit “Klinika e Ligjit – Universiteti i Vlorës” që Qendra po zbaton në bashkëpunim me Fondacionin Shoqëria e Hapur për Shqipërinë (OSFA), Qendra ka organizuar 2 trajnime pranë Qendrës Rinore Vlorë, përkatësisht në datat 20 nëntor 2018 dhe 17 janar 2019.

Këto trajnime janë zhvilluar me avokatët dhe juristet paraligjore të Klinikës, si edhe me studentë të Departamentit të Ligjit, Universiteti i Vlorës. Qendra ka angazhuar një ekspert ligjor kombëtar dhe një ndërkombëtar për zhvillimin e trajnimeve. Fokusi i tyre ka qenë në edukimin ligjor të publikut duke dhënë informacion mbi ofrimin e ndihmës ligjore parësore dhe dytësore, aksesit në drejtësi dhe në tema të tjera prioritare sipas nevojave të qytetarëve/komuniteteve.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Kalo te paneli