Trajnim me magjistratë në kuadër të projektit “Standardet e procesit të rregullt si kusht për funksionimin e shtetit të së drejtës”

Në kuadër të projektit “Standardet e procesit të rregullt si kusht për funksionimin e shtetit të së drejtës”, që Qendra Europiane po zhvillon në bashkëpunim me Save the Children Albania dhe QSHPLI, financuar nga Bashkimi Evropian, Qendra ka përmbyllur 4 trajnimet vazhduese të parashikuara me magjistratë e gjyqtarë.

Këto aktivitete erdhën në sajë të bashkëpunimit të ngushtë që Qendra ka prej vitesh me Shkollën e Magjistraturës. Trajnimet u zhvilluan përkatësisht në datat 28, 29 janar dhe 11, 12 shkurt 2019 dhe pjesëmarrja ishte maksimale. Trajnues ishte z. Xhezair Zaganjori, kryetar i Gjykatës së Lartë dhe trajnimi ishte i orientuar drejt rasteve praktike. Më konkretisht, trajnimi u fokusua tek standardet e gjykimit të drejtë, procedurat që duhen ndjekur, pavarësia dhe paanshmëria e gjyqësorit, prezumimi i pafajësisë si dhe parimi i barazisë së armëve, si elementë thelbësorë për një process të rregullt ligjor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Kalo te paneli