TRAJNIMI DY DITOR: “ASISTENCË PËR MBROJTJEN MË TË MIRË TË TË DREJTAVE TË GARATUARA NGA NENI 10 KEDNJ, NËPËRMJET IMPLEMENTIMIT TË STANDARDEVE TË GJEDNJ NË GJYKATAT SHQIPTARE”

Në datat 21 dhe 22 korrik, u mbajt trajnimi vazhdues me temë qëndrore “Asistenca për mbrojtjen më të mirë të lirisë së shprehjes, garantuar nga Neni 10 KEDNJ, përmes implementimit të standarteve të GJEDNJ në gjykatat shqiptare” për gjyqtarët e Gjykatës së Apelit Tiranë. Ky trajnim u organizua nga Qendra Europiane dhe Fondacioni Konrad Adenauer Programi Shteti i së Drejtës për Evropën Juglindore në bashkëpunim me Shkollën e Magjistraturës dhe Gjykatën e Apelit Tiranë. Trajnimi ishte pjesë e programit të Shkollës së Magjistraturës për formimin vazhdues të gjyqtarëve.

Ky trajnim krijoi mundësinë e që gjyqtarët e Gjykatës së Apelit Tiranë të thellonin më tej dijet e tyre mbi praktikën dhe vijimësinë e vendimeve të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut, lidhur me çështjet sensitivie si neni 10 i KEDNJ.

Trajnerë në këtë trajnim dy ditor ishin dy Gjyqtarë nga Gjykata e Strasburgut dhe Shefja e Departamentit të Fakultetit të Drejtësisë, UT. Temat që u trajtuan gjatë trajnimit ishin:

“Neni 10 i KEDNJ – balancimi mes të drejtës së personalitetit dhe lirisë së shprehjes” – Znj. Angelika Nußberger – Gjyqtarja gjermane në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut,

“Probleme tipike në zbatim të nenit 10 KEDNJ: vështrim mbi jurisprudencën e GJEDNJ” – Z. Ledi Bianku – Gjyqtari shqiptar në Gjykatën Europiane të të Drejatve të Njeriut,

“E drejta për informim në kuadër të nenit 10 KEDNJ”- Znj. Evis Alimehmeti – Shefe e Departamentit të së Drejtës Publike në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës.

Fjala e mirëseardhjes u mbajtj nga ryetarit të Gjykatës së Apelit Tiranë Z. Alaudin Malaj, menaxherja e projektit pranë Qendrës Europiane Znj. Ina Xhepa, Drejtori i Fondacionit Konrad Adenauer Rajonal, Z. Thorsten Geissler, si edhe profesorit të Shkollës Magjistraturës Z. Vangjel Kosta. Një vlerësim i veçantë për organizatorët e trajnimit ishte dhe prezenca në këtë panel e zëvendës Ministrit të Drejtësisë Z. Arben Isaraj.

Qëllimi i këtij trajnimi, ishte të sillte më afër gjyqtarëve të Gjykatës së Apelit, çështjet më në zë të GJEDNJ, raste, të cilat nga parashtrimi dhe arsyetimi, jo vetëm kanë qenë të rëndësishme për jurisprudencën e Gjykatës së Strasburgut, por edhe kanë hapur rrugën e një forme precedenti për çështje të ngjashme edhe në nivelin kombëtar. Ndaj u pa e arsyeshme që të bëhej një parashtrim i tillë, të referoheshin çështjet, të interpretoheshin dhe të shërbenin si shembull për çdo rast të mëvonshëm ku gjykata ndeshet me përballje të lirisë së shprehjes asaj private, familjare, fetare etj. Duke qenë një ndarje kaq e hollë mes dy të drejtave, Gjyqtarët e Gjykatës së Strasburgut sollën eksperiencën e tyre personale, duke u kujdesur të orientonin pjesëmarrësit në kriteret që duhen mbajtur parasysh në shqyrtimin e çdo çështjeje.

Përveç prezantimit të jurisprudencës së GJEDNJ, gjyqtarët e Gjykatës së Apelit u ftuan të sillnin kontributin e tyre, si edhe të referonin çështje të ngjashme nga praktika e tyre e përditshme, si edhe zgjidhjet që ata kishin dhënë. Në përfundim të ditës së dytë, trajnimi u mbyll me disa raste studimore mbi Nenin 10 të KEDNJ nga Z. Bianku, si edhe me reflektimin e problematikave që hasen në zbatimin e këtij neni në realitetin e gjykatave shqiptare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Kalo te paneli