TRAJNIMI MBI RRITJEN E AFTËSIVE DHE PËRMIRËSIMIN E NJOHURIVE TË STAFIT TË KLINIKËS SË LIGJIT, VLORË

Në kuadër të projektit “Klinika e Ligjit – Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë” që Qendra po zbaton në bashkëpunim me Fondacionin Shoqëria e Hapur për Shqipërinë (OSFA), Qendra organizoi një trajnim pranë Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë, në datën 27 maj 2019.

Ky trajnim u zhvillua me avokatët dhe paraligjorët e Klinikës së Ligjit, si edhe me studentë të Departamentit të Drejtësisë, Fakulteti i Shkencave Humane, Universiteti i Vlorës. Qendra angazhoi një ekspert ligjor për zhvillimin e trajnimit. Fokusi i këtij aktiviteti ishte edukimi ligjor i publikut duke dhënë informacion mbi ofrimin e ndihmës ligjore parësore dhe dytësore, aksesit në drejtësi, evidentimin e problematikave dhe nevojave të ndryshme ligjore sipas prioriteteve të komuniteteve dhe qytetarëve, si dhe nevojën e tërheqjes së avokatëve privatë në punë pro-bono dhe nxitjen e vullnetarizmit të avokatëve dhe të rinjve në çështje me interes publik.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Kalo te paneli