Tryeza e Federalistëve “Traktati i Bozar-it”

Eurodeputeti Guy Verhofstadt (ALDE, Belgjikë), Andrew Duff (ALDE, Mbretëri e Bashkuar), Jo Leinen (S&D, Gjermani) and Roberto Gualtieri (S&D, Itali), së bashku me Thomas Fischer, Drejtorin Ekzekutiv të Fondacionit Bertelsmann prezantoi projektin ambicioz të Qendrës së Bozar-it për Artet e Bukura në Bruksel.

Njerëzve të pranishëm në këtë event ju shpërndanë kopje të librave prej 300 faqesh të shkruar në gjuhën angleze, të cilët do të shiten me një kosto prej 35 €uro, dhe e cili u pagëzua nga folësit si “Traktati i Bozar-it”.

Libri, në fakt, është një tekst ligjor. Ai gjithsesi, paraprihet nga lexim-miqësor prej nëntë faqesh “Komentar”, i cili përmbledh ndryshimet më të rëndësishme të propozuara, si dhe motivet për ndryshime tw mëtejshme në vazhdimësi.

Andrew Duff, i cili është një ekspert i ligjit kushtetues dhe duket se është njeriu kryesor i këtij publikimi tha se 210 eurodeputetët nga katër grupe politike, të bashkuar në grupin Spinelli, kanë vendosur Dhjetorin e kaluar të shkruajnë një projekt për një traktat të ri të BE-së, duke nxjerrë mësime nga kriza e eurozonës.

Ai tha se teksti i propozuar ka mundësi të përdoret nga një Konventë për të amenduar Traktatin e tanishëm të Lisbonës, i cili mund të nisë punën në pranverën e 2015.

Në të njëjtën kohë, Duff u shpreh se, Grupi Spinelli ishte përgatitur të përkthente dokumentin e propozuar në gjithë gjuhët e tjera të BE-së si dhe organiozimin e një turi në BE për promovimin e tij.

 

Një vështrim i shkurtër në atë se çfarë  tregon ky libër nga përparimet e propozuara për integrimin në BE është si më poshtë vijon:

  • BE është përkufizuar si një federatë e shteteve anëtare;
  • Vendet e BE-së janë të detyruara të respektojnë “vlerat e BE-së”;
  • Komisioni Europian bëhet qeveria e BE-së, ndërkohë që Këshilli ku anëtarët e vendeve anëtare ulen, do të bëhet një dhomë e dytë e Parlamentit. Komisioni është përgjegjës për të dyja dhomat (Parlamentin Europian dhe Këshillin);
  • Këshilli dhe Parlamenti do të marrë të drejtën e iniciativës legjislative të kufizuar;
  • Presidenca e radhës është shfuqizuar. Numri i Komisionerëve është reduktuar, Presidenti i Komisionit vendos për komisionerët kryesorë;
  • Disa eurodeputetë janë zgjedhur në rrethet elektorale pan-europiane, mbi bazën e listave ndërkombëtare;
  • Eurozona merr një buxhet të veçantë;
  • Është krijuar një kategori e re e “Shtetit Anëtar të Asociuar”;
  • Kompetencat e Bankës Qendrore Europiane janë zgjeruar. Mutalizimi i borxhit do të bëhet i mundur në bazë të disiplinës së rreptë buxhetore;
  • Unanimiteti për ndryshimin e traktatit nuk është më i nevojshëm.

Kriza e Eurozonës ka treguar se vendimi ndërqeveritar i BE-së përgjatë një konfederate të pavarur të shteteve anëtare nuk mund të funksionojë, argumenton Guy Verhofstadt, duke shtuar se autorët e propozimit të “Ligjit themeltar të BE-së” u frymëzuan nga Gjermani “Grudgesetz”.

Ligji themeltar ose Kushtetuta e Gjermanisë, e aprovuar në 1949, Grundgesetz für die Bundesrepublik Deutschlan, u bë shtylla e kombit edhe pse ajo u konsiderua si e përkohshme dhe fjala Kushtetutë nuk figuron në të.

Verhofstad u shpreh se “Grudgesetz” kishte vendosur për një shtet të decentralizuar federal, dhe se autorët e projektit për “Ligjin themeltar të BE-së” ishin frymëzuar nga ai. Gjithashtu, 19 kapitujt e parë të këtij projekti (20 faqesh) përshkruajnë në një mënyrë të kuptueshme Unionin Europian dhe institucionet e tij.  

“Ju do të shihni, se ai nuk është thjesht një libër liberal në lidhje me ndryshimet në traktate, por ai është vërtet një strukturë e plotë themelore për efiçencën e Bashkimit Europian të së nesërmes”- tha Verhofstadt në fjalën e tij.

Jo Leinen, i cili ishte një nga dy përfaqësuesit e Parlamentit Europian në Konventën Europiane, i nisur nga samiti i Laeken në 2001 dhe përfundoi punën në 2003, tha së ishte “një moment i mirë” të nisësh këtë propozim pas zgjedhjeve të Gjermanisë, e cila kishte zbehur të menduarit politik rreth të ardhmes së Evropës. Leinen, gjithashtu ndjen keqardhje për debatin publik në lidhje me të ardhmen e Evropës e ilustruar gjithashtu nga zgjedhjet e Gjermanisë dhe mungesa e “Platformës Evropiane për debat të përbashkët, si edhe zgjidhje të përbashkëta”.

Ai u shpreh se projekti i propozuar mund të lejojë forcat federaliste të luftojnë euroskeptikët në fushatën zgjedhore të BE-së.

Duke folur për ndryshimet e qasjes së çështjeve Evropiane në Gjermani, ai theksoi se Social Demokratët dëshirojnë institucione të forta të BE-së, ndërkohë që Kancelarja Angela Merkel ishte në favor të të pasurit marrëveshje kontraktuale të veçanta për të zgjidhur problemet kur ato shfaqen.

Në deklaratën e tij, Roberto Gualtieri insistoi se ndryshimet në traktatin e propozuar nuk përfshinin institucione të veçanta për eurozonën, por theksoi ruajtjen e unitetit të BE-së.

 

Burimi: http://m.euractiv.com/details.php?aid=530874

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Kalo te paneli