“Integro veten drejt tregut të punës” – GIZ/PME

Qendra Europiane, është duke implementuar projektin “Integro veten drejt tregut të punës” me mbështjetjen e Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH – Programi Migracion për Zhvillim (PME). Qëllimi i projektit është edukimi dhe orientimi i të rinjve drejt arsimit profesional, si një aset i vlefshëm për hyrjen më shpejt në tregun e punës, si dhe ndërgjegjësimi për t’i thënë JO migrimit të paligjshëm dhe informimi mbi mundësitë e  rregullta të migrimit në Gjermani. Vazhdojmë me organizimin e sesioneve informuese me nxënës të klasave të 9 dhe 12 në të gjithë vendin, gjatë së cilave bëhet dhe shpërndarja e një broshure të përgatitur nga Qendra me qëllim informimin e të rinjve. Gjithashtu, Qendra ka nisur organizimin e forumeve rajonale në kuadër të fuqizimit të të rinjve, me të ftuar personalitete të fushave të ndryshme (pedagogë, juristë, gazetarë), të cilët ndajnë me nxënësit eksperiencën e tyre të shkollimit jashtë vendit dhe vendimin për t’u kthyer dhe kontribuar në vendin e origjinës. Projekti do të vazhdojë deri në tetor të vitit akademik 2018 – 2019.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Kalo te paneli