12 Qershor – Dita Ndërkombëtare Kundër Punës së Fëmijëve

Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO), më 12 qershor 2002 lançoi Ditën Ndërkombëtare Kundër Punës së Fëmijëve, për t’i kushtuar më tepër vëmendje në shkallë globale dhe për të bërë përpjekjet e nevojshme për të eliminuar atë.

Çdo vit më 12 qershor, kjo Ditë Ndërkombëtare bashkon qeveritë, punëdhënësit, organizatat e punëtorëve, shoqërinë civile, si dhe miliona njerëz nga e gjithë bota për të nxjerrë në pah gjendjen e vështirë të fëmijëve “punëtorë” dhe çfarë mund të bëhet për t’i ndihmuar ata.

Në botë, një numër i madh fëmijësh punojnë me/ose papagesë nga punëdhënës të ndryshëm. Këta fëmijë mund të jenë veçanërisht të pambrojtur ndaj shfrytëzimit. Puna e tyre është në të zezë, e izoluar, dhe larg shtëpive të tyre.

Abuzimi i punës së fëmijëve në Shqipëri është bërë diçka e “zakonshme”. Le të bëjmë përpjekje për t’u dhënë këtyre fëmijëve mundësinë që të jetojnë me dinjitet fëmijërinë e tyre, ku angazhimi i tyre më i madh të jetë loja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Kalo te paneli