15 vjet Qendra Europiane

Qendra Europiane është një organizatë jo-fitimprurë se e pavarur dhe pa qëllim fitimi e themeluar në 14 qershor 1999. Misioni i saj është të kontribuojë në informimin dhe njohuritë në lidhje me realitetet dhe standardet europiane duke ndihmuar procesin e integrimit europian të Shqipërisë. Themelues të  kë saj Qendre janë  z. Ardian Dhima, z. Ledi Bianku dhe z. Neritan Sejamini.

Gjatë  kë tyre 15 vjetëve veprimtari Qendra është  angazhuar të  jetë  një  zë  i fortë  i shoqërisë  civile shqiptare, duke organizuar një  numër të madh projektesh dhe duke krijuar dhe konsoliduar partneritet me shumë  institucione kombëtare dhe ndërkombëtare.

Nëse bëjmë  një  retrospektivë  të  aktiviteteve vlen të  përmendim se Qendra Europiane ka organizuar trajnime të  shumta me qëllim njohjen, respektimin dhe brendësimin e standardeve të  të  drejtave të  njeriut sikurse sanksionohen në  Konventën Europiane për të  Drejtat e Njeriut ku target grupi në fokus kanë  qenë  avokatë, prokurorë dhe gjyqtarë. Gjithashtu, janë organizuar trajnime dhe workshop-e të ndryshme mbi çështjet e integrimit europian, promovimin e vlerave lokale, si edhe ngritjen e zhvillimin e kapaciteteve të  grupeve të  ndryshme në  Shqipëri.

Qendra përmes kontributit të  saj dhe bashkëpunimit të donatorëve të  ndyshëm ka publikuar një  sërë  librash, raportesh dhe manualesh, të cilat janë një vlerë e shtuar në  bibliotekën e çdo target grupi të  synuar.

Ekspertiza e huaj është gjithashtu një shtyllë e fortë në mbështetje të aktiviteteve të Qendrës Europiane, ku vlen të  përmendet bashkëpunimi i vazhdueshëm me Këshillin e Europës në  Strasburg, Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut, Delegacionin e Komisionit Europian në  Shqipëri, Qendrën AIRE në Londër, Kolegjin e Europës në Bruges, Këshillin Britanik, Ambasadën e Mbretërisë së Spanjës në Shqipëri, Prezencën e OSBE-së në Shqipëri, Bankën Botërore, si edhe zyrat e një  sërë  fondacionesh dhe organizatash të  huaja.

Gjatë  kë tyre viteve Qendra Europiane është  përpjekur të  rrisë  frymën e bashkëpunimit me organizatat e tjera të shoqërisë  civile, duke bërë  të  mundur realizimin e projekteve të përbashkëta dhe rritjen e qëndrueshmërisë .

Në  këtë  15 vjetor të Qendrës përpos arritjeve të deritanishme, shtrohen përpara edhe shumë  sfida të  tjera, të cilat vijnë si rrjedhojë e dinamikave dhe prioriteteve të reja të shoqërisë  shqiptare në  rrugën drejtë  instegrimit europian të  Shqipërisë.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Kalo te paneli