DËNIMI PËR SHPIFJE I AVOKATIT QË PËRFAQËSONTE TË VENË E GJYQTARIT BORREL DERIVON NJË NDËRHYRJE JO PROPORCIONALE NË LIDHJE ME LIRINE E SHPREHJES

Faktet kryesore

Kërkuesi, Oliver Morice është shtetas francez, i cili ka lindur në 1960 dhe jeton në Paris. Ai është avokati i Znj. Borrel, e veja e gjyqtarit francez Bernard Borrel, trupi i vdekur i të cilit u gjet 80 km larg qytetit të Dijoboutit në tetor 1995. Në vitin 1997 hetimi për këtë çështje u ishte caktuar gjyqtarëve M. dhe L.L. Sipas kërkesës të parashtruar nga Z. Morice dhe kolegut të tij në qershor 2000, Gjykata e Apelit të Parisit rrëzoi vendimin e gjyqtarëve, të cilët nuk pranuan të bënin rivendosjen në vend në prani të palëve civile, duke u hequr në këtë mënyrë çështjen dhe transferimin e këtij rasti një gjyqtari të ri, gjyqtarit P. Gjyqtari i ri përgatiti një raport në gusht 2000 me vërejtjet e mëposhtme: një video-inçizim i bërë në Djibouti në mars të vitit 2000, gjatë hetimit në terren nga ana e gjyqtarëve dhe ekspertëve, e cila mungonte në dosjen hetimore gjyqësore dhe nuk ishte regjistruar si provë materiale; më pas, me kërkesën e tij, atij i ishte dhënë një kasetë, nga gjyqtari M., në një zarf adresuar kësaj gjyqtareje së bashku më një letër të shkruar me dorë nga prokurori publik i Dijboutit; duke përdorur një gjuhë joformale (duke përdorur formën”ti”), ka shpifur për Znj. Borrel dhe avokatët e saj, duke i akuzuar ata për “organizimin e manipulimit” dhe duke përfunduar me “Urimët më të mira, Djama”. Në shtator 2000 Z. Morice dhe kolegët e tij i shkruan Ministrit Franncez të Drejtësisë, duke u ankuar për mangësitë e vërejtura në raportin e gjyqtarit P. dhe duke iu referuar sjelljes së Gjyqtarëve M. dhe L.L të cilat ishin “në kundërshtim të plotë me parimin e paanshmërisë dhe drejtësisë”. Avokatët kërkuan kryerjen e një hetimi nga Inspektorati i Përgjithshëm i Shërbimeve Juridike në lidhje me “mangësitë e shumta … që u sollën në dritë në rrjedhën e hetimit gjyqësor”. Një ditë më pas, pjesë të kësaj letre së bashku me deklaratat e bëra gazetarit nga Z. Morice, u botuan në një artikull në gazetën Le Monde, në të cilin thuhej se avokatët e Znj. Borrel kishin “kritikuar fuqishëm” gjykatësin M. para Ministrit të Drejtësisë, duke e akuzuar atë në mënyrë të veçantë për sjelljen, e cila vinte “në kundërshtim të plotë me parimet e paanshmërisë dhe drejtësisë”. Më tej artikulli vijonte duke cituar në mënyrë të plotë “letrën e shkruar me dorë dhe pak si tepër miqësore” nga prokurori publik i Djuboutit drejtuar gjyqtarit M., i cili për avokatët tregoi “shkallën e heshtjes mes prokurorit dhe gjyqtarëve francezë”. Gjithashtu, artikulli i referohej procedurës disiplinore ndaj gjyqtares M., e cila ishte në pritje para Komisionit Kombëtar të Shërbimit Ligjor, në veçanti për zhdukjen e dokumenteve nga dosja në çështjen “Scientology”. Z. Morice, i cili përfaqësonte palën civile në rastin konkret, si dhe kishte siguruar largimin e gjyqtares M. nga hetimi dhe në vitin 2000, një vendim kundër shtetit të për shkak të neglizhencës së madhe nga ana e shërbimit të gjykatave lidhur me zhdukjen e dosjes “Scientology” nga zyra e gjyqtares M. Në tetor të vitit 2000 gjyqtarët M. dhe L.L. paraqitën një ankesë penale kundër drejtorit të botimit të Le Monde, gazetarit që kishte shkruar artikullin dhe Z. Morice, duke i akuzuar ata për veprën e shpifjes publike ndaj një nëpunësi civil. Z. Morice u shpall fajtor nga Gjykata e Apelit të Rouen në vitin 2008 për pjesëmarrje në këtë vepër. Ai u urdhërua të paguajë një gjobë prej 4,000 euro dhe 1,000 euro ishte gjoba që ju akordua gjyqtares M. për shpenzimet e saj, përveç një shume prej 7.500 eurosh për dëmet e shkaktuara secilit gjyqtar, dëm i cili duhet të paguhet nga ai së bashku me dy të pandehurit e tjerë si dhe publikimi i një artikulli në Le Monde. Në seancën e datës 10 nëntor 2009, Gjykata e Kasacionit e hodhi poshtë ankesën e Z. Morice mbi pikat e ligjit, duke konstatuar në mënyrë të veçantë se kufijtë e pranueshmërisë mbi lirinë e shprehjes dhe kritikat e ngritura ndaj veprimeve të gjyqtarëve ishin tejkaluar. Përbërja e trupit gjykues ishte e ndryshme nga ajo e  shpallur para palëve. Gjyqtari J.M. ishte i pranishëm, duke i dhënë shkas ngritjes së  një ankese nga ana e kërkuesit, për shkak se gjyqtari, më 4 korrik të vitit 2000, në Mbledhjen e Përgjithshme e Gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë të Parisit, ka shprehur mbështetjen e tij për gjyqtaren M. në kontekstin e procedurave disiplinore për çështjen “Scientology”.

Në lidhje me nenin 6 § 1

Gjykata vuri në dukje se Z. Morice kishte pranuar se nuk ishte vërtetuar që gjyqtari J.M. kishte shfaqur ndonjë paragjykim personal kundër tij. Megjithatë, ai argumentoi se prania e gjyqtarit J.M. kishte krijuar një situatë, e cila justifikonte frikën e tij për mungesën e paanshmërisë. Për rrjedhojë Gjykata mori në shqyrtim çështjen nga këndvështrimi i testit objektiv të paanshmërisë, duke ju referuar faktit nëse dyshimet e Z. Morice mund të konsiderohen si objektivisht të justifikuara nga rrethanat. Së pari, gjuha e përdorur në vitin 2000 nga gjyqtari J.M. në favor të kolegut të tij gjyqtares M. – ankesa e së cilës kishte çuar para akuzave penale Z. Morice – ka qenë i aftë për të ngritur dyshime në mendjen e të pandehurit përsa i takon paanshmërisë së “gjykatës” lidhur me rastin e tij. Gjykata theksoi kontekstin tepër të veçantë të çështjes, e cila bënte fjalë për një avokat dhe gjykatës, të cilët kishin qenë të përfshirë në fazën e hetimit gjyqësor në dy çështje të profilit veçanërisht të lartë: Rasti Borrel, në kuadrin e së cilës ishin bërë komentet akuzuese nga Z. Morice, dhe rasti “Scientology”, për shkak të të cilit ishte shtuar pakënaqësia nga publiku ndaj J.M. në mbështetje të gjyqtares M. Gjykata, pasi vuri në dukje se Z. Morice ishte dënuar mbi bazën e një ankese të ngritur nga gjyqtarja M., vërejti se vendimi i Gjykatës së Apelit kishte krijuar qartazi një lidhje midis vërejtjeve të Z. Morice në rastin Borrel dhe zhvillimet në rastin e Scientology, të cilat derivonin në bindjen se ekzistonin armiqësi personale nga ana e Z. Morice ndaj gjyqtares M. Ishte pikërisht vendimi për të cilin Z. Morice kishte apeluar në pikat e ligjit, që ishin shqyrtuar nga Gjykata e Kasacionit, në të cilën ishte pjesë e trupit gjykues dhe gjyqtari J.M. Përveç kësaj, Z. Morice nuk ishte informuar se gjyqtari J.M. do të ishte pjesë e trupit gjykues dhe nuk kishte asnjë arsye për të besuar se ai do të mund të ishte pjesë e këtij trupi gjykues, dhe në këtë mënyrë nuk kishte asnjë mundësi për të kundërshtuar praninë e gjyqtarit J.M. ose për të bërë parashtrime lidhur me parimin e paanshmërisë. Gjykata u shpreh se frika e Z. Morice mund të konisderohej objektivisht e justifikuar dhe se për këto arsye ka pasur shkelje të nenit 6 § 1 të Konventës.

Në lidhje me nenin 10

Nuk ishte në diskutim nëse dënimi i Z. Morice përbënte një ndërhyrje në ushtrimin e të drejtës së tij për lirinë e shprehjes, siç përshkruhet në Lirinë e Aktit të Mediave të Shkruara të 29 korrikut 1881, dhe me qëllimin e mbrojtjes së reputacionin ose të drejtave të të tjerëve. Nisur nga statusi i kërkuesit si avokat dhe debati për një çështje të interesit publik, Z. Morice mbështetej në të drejtën e avokatëve për të mbrojtur klientët e tyre nëpërmjet shtypit. Gjykata përsëriti jurisprudencën e saj për efekt se duhej bërë diferencimi në varësi të faktit nëse avokati fliste brenda ose jashtë sallës së gjyqit. Vërejtjet e bëra në sallën e gjyqit mbeten aty duke garantuar në këtë mënyrë një shkallë të lartë të tolerancës ndaj kritikave. Në kontekste të tjera avokatët duhet të shmangnin komentet në kuadrin e një kritike të panevojshme personale, pa një lidhje të drejtpërdrejtë me faktet e rastit. Pra, në rastin konkret, Gjykata ka dështuar në shqyrtimin e faktit sesi deklaratat e Z. Morice mund të kenë kontribuar drejtpërdrejt në detyrën e tij për të mbrojtur klienten e tij, Znj. Borrel, për sa kohë që hetimi gjyqësor deri në atë kohë i ishte besuar një gjyqtari tjetër, i cili nuk ishte i kritikuar. Z. Morice e kishte mbështetur edhe të drejtën e tij për të kontribuar në një debat mbi një çështje të interesit publik. Gjykata mbajti qëndrim se vërejtjet e tij, të cilat kishin të bënin me funksionimin e gjyqësorit dhe trajtimin e çështjes Borrel, binin brenda kontekstit të një debati mbi një çështje të kësaj natyre, pasi publiku ka pasur një interes legjitim për t’u informuar lidhur me proceset penale. Në këtë kontekst, autoritetet kishin një margjinë të ngushtë vlerësimi lidhur me kufizimin e lirisë së shprehjes. Megjithatë, Gjykata theksoi se avokatët nuk mund të barazohen me gazetarët. Ndërsa avokatët kanë një pozitë të veçantë në administrimin e drejtësisë, e cila i bënte ata dëshmitarë të dorës së parë të ndonjë të mete, duke mos qenë thjesht dëshmitarë të jashtëm me detyrën e informimit të publikut, por duke u përfshirë direkt në mbrojtjen e një pale, pra ata nuk mund të barazoheshin me gazetarët. Nisur nga baza faktike e komenteve kontradiktore dhe nga konteksti i çështjes, Gjykata mbajti qëndrim se komentet e Z. Morice ishin gjykime mbi vlerat dhe si të tilla nuk mund të konsideroheshin si prova, por megjithatë duhet të kishin një “bazë faktike” të mjaftueshme. Në rastin konkret Gjykata konstatoi se një bazë e tillë ekzistonte. Ajo kishte marrë në shqyrtim provat, përkatësisht video-inçizimi i bërë në Djibouti, nuk ishite dërguar bashkangjitur me dosjen gjyqtarit të ri, i cili kishte hartuar një raport për të regjistruar këtë fakt. Përveç kësaj, pasi kaseta i ishte dhënë atij nga gjyqtarja M., me kërkesën e gjyqtarit P., i cili kishte bërë një sërë vrojtimesh faktike, në mënyrë të veçantë në lidhje me mungesën e provave materiale me vulë dhe praninë e letrës së shkruar me dorë që tregon një mirëdashësi të caktuar nga ana e prokurorit publik të Djiboutit ndaj gjyqtares M. dhe duke akuzuar palët civile në “organizimin e manipulimit”. Në lidhje me këtë Gjykata theksoi se, jo vetëm që autoritetet e Djiboutit kishin mbështetur teorinë e vetëvrasjes nga fillimi, por edhe një numër i përfaqësuesve të atij shteti ishte implikuar personalisht në hetim të mëvonshëm. Së fundi, Z. Morice kishte vepruar në cilësinë e tij si avokat në dy raste të profilit të lartë, në të cilën gjyqtarja M. ishte gjyqtarja hetuese dhe në të dy rastet ishin identifikuar të meta nga gjykatat e apelit, për rrjedhojë kishin çuar në tërheqjen nga çështjet e gjyqtares M . me kërkesën e Z. Morice. Z. Morice kishte siguruar edhe një akt-vendim se shteti francez ishte përgjegjës për keqfunksionimin e sistemit të drejtësisë në rastin e çështjes Scientology. Sa i përket komenteve të Z. Morice, ato kishin një lidhje të ngushtë me faktet e rastit dhe nuk kishin qenë as false dhe as të paarsyeshme. Duke ju referuar rastit në fjalë, i cili gjithmonë duhet të merret parasysh dhe të shqyrtohet në bazë të nenit 10, kjo mund të shpjegohet jo vetëm me sjelljen e gjyqtarëve të çështjes dhe marrëdhënien e Z. Morice me njërin prej tyre, por edhe nga rasti tepër i veçantë, që ishte dimensioni i tij ndër-shtetëror dhe mbulimi mediatik i konsiderueshëm. Edhe pse ky kontekst specifik ishte i një rëndësie të veçantë, Gjykata e Apelit i ka atribuar një interpretim të gjerë gjuhës së përdorur nga Z. Morice. Gjykata arsyetoi se komentet e Z. Morice nuk mund të reduktohet me frazën e thjeshtë të armiqësisë personale nga ana e tij ndaj gjyqtares M. ose një marrëdhënie antagoniste mes dy individëve, ku gjithashtu përfshiheshin një avokat dhe një gjyqtar tjetër (L.L.). Përveç kësaj, ndërsa komentet e Z. Morice reflektonin disa pakwnaqwsi, ato cenonin dhe hetimin gjyqwsor – një çështje për të cilën një avokat duhet të jetë në gjendje të tërheqë vëmendjen e publikut. Duke mbrojtur autoritetin e gjyqësorit dhe duke përdorur mjetet në dispozicion, Qeveria u mbështet në faktin se gjyqtarët nuk mund të përgjigjen, pasi ata kishin detyrë të ishin diskretë për shkak të detyrës. Gjykata mbajti qëndrimin se, ndërsa ajo duhet t’u sigurojë mbrojtjen e nevojshme nga sulmet e dëmshme dhe të pabaza, ajo nuk mund t’i ndalojë individët të mund të shprehin pikëpamjet e tyre përmes gjykimit të vlerave duke pasur dhe një bazë të mjaftueshme faktike, për çështje me interes publik lidhur me funksionimin e sistemit të drejtësisë. Në rastin konkret, kufijtë e kritikës së pranueshme vis-à-vis për anëtarët e gjyqësorit, pjesë e një institucioni themeltar të shtetit, kanë qenë më të gjera sesa në rastin e qytetarëve të zakonshëm dhe për këtë arsye komentet kontradiktore mund të jenë drejtuar kundër gjyqtarëve. Megjithatë, Gjykata theksoi nevojën për të ruajtur autoritetin e gjyqësorit dhe për të siguruar marrëdhënie të bazuara në konsideratë të ndërsjellë dhe respektin mes aktorëve të ndryshëm të sistemit të drejtësisë. Qeveria më tej parashtroi se Z. Morice duhet të kishte përdorur mjetet juridike në dispozicion dhe jo shtypin për të rregulluar problemet me të cilat i duhej të ndeshej. Gjykata vuri në dukje se referimi i çështjes në Divizionin e Padive të Gjykatës së Apelit të Parisit tregoi se qëllimi fillestar i Z.Morice kishte qenë zgjidhja e çështjes duke përdorur mjetet juridike në dispozicion, por në atë fazë Divizioni i Padive nuk ishte më në pozitën për të shqyrtuar ankesat e kësaj natyre, për shkak se ajo tanimë ja kishte hequr çështjen gjyqtarëve M dhe L.L. Për më tepër, kërkesa për një hetim drejtuar Ministrit të Drejtësisë nuk ishte një mjet juridik, por një kërkesë e thjeshtë për hetimin e një subjekti administrativ ndaj vendimit diskret të ministrit. Më tej, Gjykata vuri në dukje se kundër Z. Morice nuk ishte ngritur asnjë procedurë disiplinore. Gjykata mori parasysh natyrën dhe peshën e sanksioneve të vendosura. Ajo përsëriti se edhe një gjobë relativisht e vogël ende mund të ketë një efekt frenues mbi ushtrimin e lirisë së shprehjes. Vendosja e një sanksioni për një avokat mund të ketë pasoja të caktuara, qofshin këto (procedura disiplinore) të drejtpërdrejta ose të tërthorta (për sa i përket, për shembull, imazhit të tyre apo besimit të vendosur në publik dhe me klientët e tyre). Gjykata vuri në dukje se dënimi i Z. Morice nuk ishte një dënim penal: ky sanksion i vendosur ndaj tij ka qenë i një rëndësie të veçantë, dhe statusi i tij si avokat e bënte më të besueshëm për të justifikuar ashpërsinë e madhe. Për sa më sipër, Gjykata konstatoi se gjykimi kundër Z. Morice mund të konsiderohet si një ndërhyrje joproporcionale lidhur me të drejtën e tij për lirinë e shprehjes. Pra, ka pasur shkelje të nenit 10 të Konventës.

Neni 41

Gjykata i akordoi Z. Morice shumën prej 4270 euro në lidhje me dëmin material dhe 15,000 euro në lidhje me dëmin jo-material si dhe 14,000 euro për pagesa dhe shpenzime proceduriale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Kalo te paneli