Ditë të hapura informuese mbi trafikimin e qenieve njerëzore

Në kuadër të projektit “Fuqizimi i grupeve vulnerabël për ti thënë JO trafikimit të qenieve njerëzore”, i cili po zbatohet me mbështetjen e GIZ / Projekti Rajonal për Parandalimin dhe Luftimin e Trafikimit të Qenieve Njerëzore, Qendra Europiane po zbaton një fushatë ndërgjegjësimi në Bashkinë Vau Dejës, me qëllim informimin e qytetarëve në lidhje me fenomenin e trafikimit të qenieve njerëzore.
Gjatë muajit dhjetor ishin pranë ambienteve të Bashkisë Vau Dejës dhe Njësisë Administrative Bushat për zhvillimin e dy Ditëve të Hapura mbi trafikimin e qenieve njerëzore. Gjatë dy ditëve, pranë stendës “Thuaji JO! trafikimit të qenieve njerëzore”, u shpërndanë fletëpalosje informuese për qytetarët që frekuentuan sportelet e Bashkisë dhe Njësise Administrative për shërbime të ndryshme.
Qytetarëve ju dha një informacion më i detajuar për mënyrën e denoncimit të trafikimit të qenieve njerëzore, linjat dhe institucionet ku duhet të drejtohen në rast se gjenden para një fenomeni të tillë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Kalo te paneli