“Firmosja e Memorandumit të Bashkëpunimit”

Më datë 24.05.2013, në ambientet e Ministrisë së Drejtësisë u firmos Memorandumi i Bashkëpunimit ndërmjet Qendrës AIRE në Londër, Grupit të Ballkanit Perëndimor të Bazës së të Dhënave të Ligjeve për të Drejtat e Njeriut, Qendrës Europiane dhe Ministrisë së Drejtësisë, Zyrës së Avokatit të Shtetit të Shqipërisë, Shkollës Shqiptare të Magjistraturës dhe Unionit të Gjyqtarëve Shqiptarë.

Fjalën e hapjes e mbajti Ministri i Drejtësisë z. Eduard Halimi, i cili theksoi se ky projekt është mjaft i rëndësishëm për reformën në drejtësi me synim “rritjen e aksesit dhe forcimin e profesionalizmit të gjyqtarëve të vendit. Fjala u pasua nga Drejtorja e Projektit, znj.Biljana Braithwaite. Ky Memorandum Bashkëpunimi ka në fokus administrimin dhe menaxhimin e aktiviteteve të Bazës së të Dhënave të Ligjeve për të Drejtat e Njeriut të Projektit të Ballkanit Perëndimor të realizuara nga Qendra AIRE në Londër dhe Qendra Europiane në Tiranë, në bashkëpunim më institucionet shtetërore të përmendura më lart. Qëllimi i këtij Memorandumi Bashkëpunimi është forcimi i zbatimit të praktikës gjyqësore të GJEDNJ, përpara gjykatave të brendshme në Shqipëri, përmes rritjes së kapaciteteve dhe mundësive të institucioneve të mësipërme për të promovuar jurisprudencën e GJEDNJ në nivel kombëtar, trajnimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve lidhur me Konventën, zbatimin e praktikës gjyqësore si dhe rritjen e bashkëpunimit rajonal.

Për arritjen e këtyre qëllimeve Qendra AIRE do të krijojë një bazë të dhënash online të gjitha vendimeve, përmbledhje e çështjeve dhe komenteve të ekspertëve që lidhen me Shqipërinë dhe rajonin Ballkanit Perëndimor në tërësi. Pika e kontaktit për zbatimin e projektit dhe mbajtjen për përditësimin e bazës së të dhënave do të jetë Qendra Europiane, në ndryshim nga vendet e tjera të Ballkanit kjo bazë të dhënash administrohet nga Avokatura e Shtetit.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Kalo te paneli