Forum mbi trafikimin e qenieve njerëzore
Në kuadër të projektit “Fuqizimi i grupeve vulnerabël për ti thënë JO trafikimit të qenieve njerëzore”, i cili po zbatohet me mbështetjen e GIZ / Projekti Rajonal për Parandalimin dhe Luftimin e Trafikimit të Qenieve Njerëzore, Qendra Europiane ka nisur një fushatë ndërgjegjësimi në Bashkinë Vau Dejës, me qëllim informimin e qytetarëve në lidhje me trafikimin e qenieve njerëzore.
Gjatë muajit nëntor është zhvilluar një forum me burra dhe gra të njësive administrative Hajmel dhe Bushat, të Bashkisë Vau Dejës. Gjatë diskutimit, qytetarët u informuan mbi fenomenin e trafikimit të qenieve njerëzore, mënyrat e rekrutimit, risqet që sjell, etj.
Gjithashtu, gjatë forumit u dha një informacion më i detajuar për mënyrën e denoncimit të trafikimit të qenieve njerëzore, linjat dhe institucionet ku duhet të drejtohemi në rast se gjendemi para një fenomeni të tillë.