GJYKATA HOLANDEZE RESPEKTON TË DREJTËN E NJË AZILKËRKUESI AFGAN PËR NJË ZGJIDHJE EFEKTIVE

Çështja e A.M kundër Hollandës (numri aplikimit 29094/09) ka të bëjë me rastin e dëbimit të një azil kërkuesi afgan,  i cili pretendon se nësë  dëbohet për në Afganistan ai mund të përballet me rrezikun e torturës apo sjelljeve çnjerëzore ose atyre denigruese në vendi i tij. Sipas vendimit në mënyrë unanime që u mor sot në dhomën e Gjykatës për të Drejtat e Njeriut , nuk ka pasur shkelje të nenit 13 ( e drejta për një zgjidhje efektive) e marrë bashkë me nenin 3 ( ndalimin e torturës ) të Konvetës për të Drejtat e Njeriut dhe përsa i përket rastit në fjalë, dëbimi i zotit A.M për në Afganistan nuk do të përbënte shkelje të nënit 3. Gjykata nënvizojë se shtetet nuk kishin për detyrë të krijonin kushtet për apelim të dytë në rastet e azil kërkimit, që mund të sillnin efekte pezulluese në bazë të nenit 13. Në përputhje me nenin 13 të Konvetës, kërkuesi A.M kishte pasur në dispozicion mjetet ligjore për ta kundërshtuar vendimin për refuzimin e azilit ndaj tij. Vec kësaj, gjykata arriti në konkluzionin se kërkuesi nuk kishte paraqitur as fakte në aspektin personal që të mbështesnin pretendimet e tij për keqtrajtime që mund të ndodhnin nësë ai dëbohej për në Afganistan, meqënëse ishte pjesëtar i minoritetit Hazara dhe as fakte përgjithësuese për situatën aktuale në vendin e tij të origjinës.

Faktet Kryesore

Kërkuesi A.M, është një shtetas afgan i lindur në 1966 dhe ka jetuar në Hollandë që prej vitit 2003. Zoti A.M hyri në shtetin Hollandez në korrik të 2003 pasi kishte udhëtuar nga Afganistani në Pakistan, Iran dhe Gjermani duke aplikuar në fund për azil në Hollandë. Ai deklaroi se kishte frikë që mund të keqtrajtohej apo persekutohej në Afganistan për shkak se kishte qenë anëtar i partisë komuniste të Popullit Demokrat dhe kishte shërbyer si vullnetar në Gardën Revolucionare. Për më tepër ai rrezikonte të keqtrajtohej nga partia muhaxhedine Jamait-e Islami duke qenë se ishte përfshirë në partinë kundërshtare Hezb-e Ëahdat. A.M deklarojë se ishte arrestuar dhe torturuar në burg në vitin 2002 në Afganistan për 45 ditë deri sa ai u arratis. Në vitin 2005 Ministri i Emigrimit dhe Integrimit refuzojë kërkesën për azil të A.M që mbështetej në nenin 1F të Konvetës për Refugjatët të 1951. Në veçanti Minsitri mendonte se puna për partinë Hezb Ëahdat  ishte gati e parandësishme dhe kishte marrë informacione të vyera nga kjo. Përsa i përket përfshirjen e tij me Gardën Revolucionare, A.M ishte në dijeni ose duhet të kishte qenë në dijeni për faktin që kjo gardë bashkpunonte me shërbimin e sigurisë të Khad dhe sigurisht të krimeve që Khad kishte bërë kundër popullsisë. Partia Hezb-e Ëahdat gjithashtu kishte bërë krime kundër popullsisë.

Minsitri i Emigrimit dhe Integrimit nuk mendon se A.M do ti kanosej ndonjë rrezik i ndaluar nga neni 3 i Konvetës për të Drejtat e Njeriut nëse ai rikthehej në Afganistan. Kërkesa për apelim të vendimit nga A.M u refuzua nga Gjykata Rajonale e Hagës. Pavarsisht se do të kishte qenë ë mundur që A.M të bënte një apelim të dytë në Departamentin Administrativ të Këshillit të Shteti, ai vendosi të mos e paraqiste kërkesën për apel. Në shtator të 2007 zëvëndës Ministri i Drejtësisë vendosi të nxirrte një kërkesë dëbimi për zotin A.M. Përpjeket e tij për kunndërshtuar vedimim në seancat administrative rezultuan të pasuksesshme dhe vendimi përfundimtar u dha në shkurt të 2009 nga Gjykata Rajonale e Hagës. Edhe pse A.M kishte të drejtë ta apelonte në Departamentin Administrativ vendimin, ai përsëri nuk e bëri. Në qërshor 2009 Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut, në bazë të nenit 39 të konventës,  i dha atij mundësinë për të pezulluar vendimin e shtetit Hollandez për dëbim derisa gjykata të shprehej për këtë çështje.

Ankesat, procedurat dhe përbërja e Gkykatës

Duke u bazuar në veçanti në nenin 3 ( ndailimin e torturës dhe sjelljve çnjerëzore ose denigruese ) dhe nenin 13 ( të drejtën për një zgjidhje efektive ), A.M pretendonte se rrezikonte të përballej me tortura dhe sjellje çnjerëzore apo denigruese nëse ai do të debohej për në Afganistan dhe nuk kishte gjetur nje zgjijdhje efektive në Hollandë për çështjen e tij. Kërkesa në Gjykatën Europiane të Drejtave të Njeirut u paraqit në 4 qershor 2009. Gjykimi u mor nga një panel prej 7 gjyqëtarësh dhe at ishin : Luis López Guerra, kryetari panelit (Spain), Helena Jäderblom (SËeden), Johannes Silvis (the Netherlands), Branko Lubarda (Serbia), Pere Pastor Vilanova (Andorra), Alena Poláčková (Slovakia), Georgios A. Serghides (Cyprus), dhe rregjistruesi i Seksionit  Stephen Phillips.

Vendimi i Gjykatës

Neni 13 në lidhje me nenin 3

Gjykata hodhi poshtë pretendimin e Qeverisë Hollandeze për faktin që zoti A.M nuk kishte mundur të përdorte të gjithë mundësitë e zgjidhjes problemit nga ligji i brendshëm i shtetit Hollandez. Gjykata nënvizojë se apelimi në Departamentin Administrativ nuk kishte fuqi pezulluese  për vednimin e marrë kundër zotit A.M, çka ishte një kusht i nenit 13 i marrë bashkë me nenin 3 për ta konsideruar atë si një zgjidhje efektive. Gjithsesi Gjykata u shpreh se procesi i apelit ne gjykatën Rajonale të Hagës sillte efekte pezulluese për vendimet e marra më parë. Duke qenë se  shtetet nuk kishin për detyrë të krijonin kushtet për një apelim të dytë në bazë të nenit 13, gjykata mjaftohet me faktin se A.M kishte pasur në dispozicion mundësinë për të apeluar në Gjykatën Rajonale të Hagës, dhe kjo ishte një mundësi që atij i jepej nga ligji i brendshëm i shtetit Hollandez për të kundërshtuar vendimin e Ministrit ndaj tij dhe kjo përmbushte kushtet që kërkonte neni 13. Përvec faktit që apelimi mund të sillte efekte pezulluese për vendimin e marrë ndaj tij, Gjykata Rajonale e Hagës kishte mundësinë që të shqyrtonte dhe faktin nëse ai përballej me shkeljet e përcaktuara në nenin 3 te Konvetës. Për pasojë nuk ka pasur shkelje të nenit 13 në lidhje me nenin 3.

Neni 3

Përsa i përket rrezikut për keqtrajtim që A.M pretendon se do të perballet nësë dëbohet për në Afganistan, gjykata doli në përfundimin se A.M nuk kishte paraqitur fakte të mjaftueshme për të mbështetur pretendimin e tij. Gjykata gjithashtu vuri në dukje se pasi regjimi komunist në Afganistan ishte përmbysur nga forcat muhaxhedine në 1992, A.M kishte qëndruar në shtetin Afgan, duke punuar për një fraksion muhaxhedin të quajtur Hezb-e Ëahdat deri në 1994 dhe nuk kishte pasur asnjë problem me autoritetet, grupe apo individ të tjerë për faktin se ai kishte qenë pjesë e sistemit të mëparshëm komunist. Ndërsa në deklaratat e tij ai ishte shprehur se kishte jetuar duke u fshehur pasi Hezb-e Ëahdat ishte tërhequr në Kabul në 1994 derisa sa kishin ardhur trupat amerikane në 2001. Në dosjen e tij nuk  u gjet asnjë fakt që të provonte se gjatë jetesës tij në fshehtësi ai kishte pasur probleme me Talebanët apo grupe tjera. Gjithshtu, gjykata nënvizojë se pasi A.M ishte arratisur nga burgu, nuk kishte pasur asnjë përpjekje nga partia muhaxhedine Jamait-e islami për të kërkuar për të apo dhe pas largimit të tij nga vendi, nuk kishte shkaktuar anjë efekt  negativ tek organiztat qeveritare apo jo qeveritare dhe madje as tek ndonjë person individual, për shkak të shkuarës tij në regjimin komunist apo punës në partinë Hezb-e Ëahdat.

Për më tepër, Komisioneri i Lartë i Kombeve  për Refugjatët nuk kishte përfshirë persona të ish regjimit komunist dhe/apo që ishin marrë me partinë Hezb-e Ëahdat në listat e personave të rrezikuar në Afganistan. Përpara gjykatës hollandeze A.M gjithashtu kishte shprehur se duke qenë se i përkiste minoritetit Hazara ai mund të përballej me rrezikun e keqtrajtimit për këtë fakt. Në bazë të materialeve përpara gjykatës, edhe pse minoriteti Hazara kishte një trajtim shum larg ideales në Afganistan, ajo vendosi se nuk shihte ndonjë rrezik real për keqtrajtime të personave nga minoriteti Hazara, nëse tranferoheshin në Afganistan. Duke u bazuar edhe në rastet e tjera, gjykata vendosi si përfundim se situata aktuale ne Afganistan nuk paraqiste rrezik real për keqtrajtim të personave që deboheshin atje. Për pasojë, dëbimi i A.M në afganistan nuk përbënte shkelje të nenit 3 të Konvetës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Kalo te paneli