GJYQTARI SHQIPTAR ZGJIDHET ZËVENDËS PRESIDENT SEKSIONI NË GJEDNJ

Gjyqtari i Shqipërisë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut Z. Ledi Bianku është zgjedhur më 5 janar 2016 zëvendës president i Seksionit I të Gjykatës. Këtë funksion gjyqtari Bianku do t`a ushtrojë për një periudhë një vjeçare duke nisur nga data e zgjedhjes.

Z. Bianku është një ndër themeluesit e Qendrës Europiane në vitin 1999 dhe një ndër ekspertët e saj të ftuar ndër vite. Ai ka qenë i ftuar në shumë trajnime dhe projekte, ku rishtaz mund të përmendim workshop-in “Standarded e GjEDNj-së për të Drejtën e Azilit”, konkursin kombëtar “Moot Court GjEDNJ-Shqipëri II”, trajnimin “Asistencë për mbrojtjen më të mirë të lirisë së shprehjes, përmes implementimit të standardeve të GJEDNJ-së në Gjykatat Shqiptare”, “Konferencën për promovimin e Databazës Europiane të të Drejtave të Njeriut në gjuhët e shteteve të rajonit”, si edhe të tjera aktivitete të cilat u zhvilluan në dhjetor 2015.

Kalo te paneli