KOMISIONI I SHOQERISE CIVILE ZHVILLOI SEANCEN DEGJIMORE PER KANDIDATET E KLGJ-SE
Më datë 22 qershor 2017 Komisioni i Shoqërisë Civile pranë Avokatit të Popullit zhvilloi seancën dëgjimore të kandidatëve që plotësojnë kriteret formale për të qënë anëtarë të KLGJ-së. Të pranishëm ishin anëtarët e Komisionit Ad Hoc të Shoqërisë Civile, Znj. Ina Xhepa nga Fondacioni “Qendra Europiane”, Z. Andi Dobrushi nga Fondacioni “Shoqëria e Hapur për Shqipërinë”, Znj. Raimonda Bozo nga “T.L.A.S”, Z. Atmir Mani nga “Shoqata e të Verbërve të Shqipërisë dhe Znj. Elsa Ballauri nga “Grupi Shqiptar i të Drejtave të Njeriut” si dhe vëzhgues nga shoqëria civile.
Kandidatët u ftuan në seancë për dëgjim sipas rendit alfabetik. Pas dëgjimit të anëtarëve, Komisioni u mblodh për të votuar. Komisioni do t`i përcjellë Kuvendit renditjen e kandidatëve.