Moment historik në negociatat për nënshkrimin nga BE të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut Milestone reached in negotiations on accession of EU to the European Convention on Human Rights

Strasburg, 05. 04. 2013 – Negociatat mes 47 shteteve anëtare të Këshillit të Europës dhe Bashkimit Europian kanë finalizuar një draft marrëveshje për aderimin e BE-së në Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut. Tani më është rradha e Gjykatës së Drejtësisë në Luksenburg për të dhënë opinionin e saj për draft marrëveshjen. Nënshkrimi i KEDNJ-së nga BE-ja do të forcoj mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Europë, duke përfshirë BE-në dhe legjislacionin e saj në juridiksionin e Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut. Marrëveshja e arritur u mirëprit dhe nga Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Europës z. Thorbjørn Jagland, i cili u shpreh: “ Ky është një hap tepër deciziv, që i hap rrugë Bashkimit Europian në nënshkrimin e Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut. E gjithë kjo do të kontribojë në krijimin e një hapsire të vetme ligjore Europiane, duke korigjuar mangesitë ekzistuese në sistemin Europian për sa i takon mbrojtjes së të drejtave dhe lirive themelore.” Negociatat zyrtare për nënshkrimin nga Bashkimi Europian të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut nisën në 7 Korrik 2010 nga Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Europës z. Thorbjørn Jagland dhe Zëvendës – Presidentja e Komisionit Europian znj. Viviane Reding. Diskutimet për nënshkrimin e Konventës të nisura, që prej fundit të viteve 1970-të u bënë një detyrim ligjor pas hyrjes në fuqi të Traktatit të Lisbonës më 1 Dhjetor 2009.

 

 

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Kalo te paneli