MOS OFRIMI I SHËRBIMEVE PUBLIKE PËR INDIVIDËT E NDJEKËSVE TË BESIMIT ALEVI, ËSHTË NJË SHKELJE E LIRISË SË BESIMIT

Në vendimin e Dhomës së Madhe më datë 26.02.2016, në çështjen Izzetin Dogan dhe të tjerë kundër Turqisë, Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut u shpreh me 12 vota pro se ka patur shkelje të nenit  9 (e drejta e lirisë së fesë) e KEDNJ dhe me 16 vota pro se ka patur shkelje të nenit 14 (ndalimi i diskriminimit) i KEDNJ-së, së bashku me nenin 9.

Çështja konsistonte  në refuzimin e autoriteteve publike për t’u ofruar aplikantëve, të cilët janë ndjekës të besimit Alevi (komuniteti i dytë më i madh religjioz në Turqi për sa i përket numrit të ndjekësve) shërbimin publik fetar, i cili sipas aplikantëve u ofrohet veçanërisht vetëm qytetarëve të besimit Myslyman Sunni.

Aplikantët kërkuan që komunitetit Alevi t’u ofrohen shërbimet publike fetare si: liderëve fetarë të komunitetit Alevi t’u jepet një titull i tillë zyrtar dhe të njihen si pjesë e shërbimit civil, që cemevis (vendet ku ritet fetare të komuniteti Alevi zhvillohen) të njihen si vende të shenjta faljeje, dhe që subvencionet dhe ndihmat financiare të shtetit të jenë të hapura dhe për ta. Kërkesa e tyre u refuzua mbi bazat se besimi Alevi ishte një levizje fetare brenda besimit Islam, më shumë e ngjashme me “rendin Sufi”

Gjykata mbajti qëndrimin se refuzimi i autoriteteve publike për të njohur natyrën fetare të komunitetit Alevi dhe praktikës së tyre religjioze (cem), duke iu mohuar njohjen si vende të shenjta fetare vendet e praktikimit të fesë (cemevis) dhe njohjen e titujve fetarë për liderët e tyre (dedes), duke patur keshtu shumë pasoja të tjera nga ana ligjore për komunitetin e tyre, kontriubonte në vështirësi organizative dhe financimi për aktivitetet e tyre. Gjykata u shpreh se praktikat e komunitetit Alevi ndryshonin  mjaftueshëm nga besimi Mysliman, një qëndrim ky i refuzuar nga Departamenti Fetar.  Për këtë arsye, ajo u shpreh se kishte pengesë në të drejtat e aplikantëve për të aplikuar lirinë e besimit fetar, dhe se argumentat e sjella nga sheti për ta justifikuar këtë pengesë nuk ishin as të mjaftueshme dhe as relevante për një shoqëri demokratike.

Gjykata vuri re se kishte një  mungesë balance të theksuar në qëndrimin e mbajtur nga Departamenti Fetar mbi fenë Myslymane dhe përfitimeve publike që ata kishin, në krahasim me komunitetin Alevi, që pothuajse nuk kishte fare akses në shërbimet publike fetare dhe që sipas Departamentit Fetar kategorizohej si pjesë e “rendit Sufi” (tarikat), i cili ishte subjekt i një sërë kufizimesh. Kështu gjykata konkludoi se aplikantët dhe komunieti Alei ishte subjekt i një trajtimi të diferencuar i cili nuk ishte as objektiv dhe as i justifikueshëm.

Burimi: ECtHR Press Release

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Kalo te paneli