LIRIA E SHPREHJES ME ANË TË VEPRAVE ARTISTIKE MUND TË KUFIZOHET NGA AUTORITETET SHTETËRORE KUR KËTO VEPRA CENOJNË TË DREJTAT E TË TJERËVE-GJEDNJ 1994

Otto – Preminger – Institut kundër Austrisë 

Shoqata kërkuese Otto-Preminger-Institut für audiovisuelle Mediengestaltung – “OPI” është e vendosur në Insbruk, ku edhe administron një kinema të licencuar. Në këtë kinema ajo kishte për qëllim që të vinte në skenë më 13 maj 1985 filmin e Ëerner Schroeter, “Das Liebeskonzil”[1]. Sipas fakteve të pranuara përpara Gjykatës filmi “…portretizonte perënditë e feve hebre, të krishterë dhe myslimane si një plak që i gjunjëzohej djallit dhe shkëmbente me të një të puthur të thellë duke e quajtur mikun e tij… Skena të tjera tregonin Shën Mërinë e cila dëgjonte një histori të turpshme dhe shfaqte një marrëdhënie erotike midis Shën Mërisë dhe djallit. Kurse Jezu Krishti përulej deri në një person me të meta të gradës së fundit”.

Pas një kërkese të dioqezës së Kishës Katolike Romake të Insbrukut, prokurori publik hapi një dosje penale kundër administratorit të shoqatës kërkuese tre ditë përpara shfaqjes së filmit, me akuzën e tentativës të veprës penale të “denigrim të mësimeve fetare” (seksioni 188 i Kodit Penal Austriak). Një ditë përpara vënies në skenë të parashikuar, Gjykata Rajonale e Insbrukut urdhëroi bllokimin e filmit, i cili nuk mundi të shfaqej në publik. Një apelim i drejtuar nga ana e administratorit të shoqatës kërkuese kundër këtij urdhri nuk u pranua nga Gjykata e apelit e Insbrukut në 30 korrik 1985.

Më 24 tetor 1985 procedimi penal ndaj administratorit të shoqatës kërkuese u ndërpre. Procedimi vijues nuk synonte për të arritur gjetjen fajtor të përgjegjësit por për sekuestrimin e filmit (Seksioni 33 i Ligjit për Median). Më 10 tetor 1986 Gjykata Rajonale e Insbrukut urdhëroi sekuestrimin e filmit, duke vlerësuar se ishte mbajtur një qëndrim provokues ndaj ndjenjave fetare, i cili tejkalonte lirinë artistike të garantuar nga Kushtetuta Austriake. Administratori i shoqatës kërkuese apeloi në Gjykatën e Apelit të Insbrukut, e cila mendoi se ai nuk kishte locus standi duke qënë se ai nuk ishte pronari i së drejtës së autorit të filmit dhe për këtë arsye e deklaroi apelimin e tij të papranueshëm më 25 mars 1987.

Në kërkesën e saj të 6 tetorit 1987 drejtuar Komisionit, shoqata kërkuese ankohej në kuadrin e nenit 10 në lidhje me bllokimin e filmit dhe konfiskimin e tij në vijim. Më 12 prill 1991 Komisioni e deklaroi kërkesën të pranueshme. Në raportin e tij të 14 janarit 1993 ai shprehu mendimin se ka pasur shkelje të nenit 10 në lidhje me bllokimin (nëntë vota kundër pesë) dhe sekuestrimin (njëmbëdhjetë vota kundër një).

OPI pretendonte se ndërhyrja nuk ishte parashikuar nga ligji, dhe ankohej se Seksioni 188 i Kodit Penal Austriak ishte zbatuar në mënyrë të gabuar. GJEDNJ përsëriti se nuk i ishte parashtruar ndonjë argument për keqzbatimin e ligjit austriak dhe shtoi se i përket autoriteteve vendase të interpretojnëligjin.

Siç e ka vënë në dukje Gjykata në vendimin e saj Kokkinakis kundër Greqisë[2] liria e mendimit, e ndërgjegjes dhe e fesë, që ndodhet e sanksionuar nga neni 9 i Konventës, përfaqëson një nga themelet e një “shoqërie demokratike” në kuptimin e shprehur nga Konventa. Për disa njerëz besimi fetar përbën një element thelbësor për mënyrën e jetesës, packa se i përkasin shumicës apo pakicës së besimit fetar. Ata duhet të tolerojnë përhapjen e besimeve të tjera fetare dhe të gëzojnë qetësisht të drejtën e ushtrimit të fesë sipas nenit 9 të Konventës. Megjithatë kur feja përbën një cështje mospranimi shteti mund të angazhohet që raste të vecanta të kundërvënies të mos i bëjë njerëzit të heqin dorë nga liria e shprehjes dhe ushtrimit të fesë.

Në vendimin Kokkinakis, Gjykata mendoi, duke pasur parasysh nenin 9 se një shtet, në mënyre legjitime, mund të konsiderojë të nevojshme që të marrë disa masa të cilat synojnë shtypjen e disa formave të sjelljes si komunikimi i informacioneve dhe ideve që gjykohen si të papajtueshme me respektimin e lirisë së mendimit, të ndërgjegjes dhe të fesë së tjetrit[3]. Legjitimisht mund të thuhet se respektimi i besimit sipas nenit 9 është shkelur me shfaqje fyese ndaj simboleve fetare që haptazi kundërshton parimin e tolerancës që mbizotëron në një shoqëri demokratike. Duke qënë se Konventa lexohet si një e tërë, edhe zbatimi i nenit 10harmonizohet me logjikën e saj.

Masat për mosmarrëveshje bazohen mbi nenin 188 të Kodit Penal austriak, i cili tenton të eliminojë sjelljet që sulmojnë objektet e kultit dhe që mund të shkaktojnë një “indinjate të justifikuar”. Duke patur parasysh mënyrën e formulimit të juridiksioneve të vendimeve austriake si edhe qëllimin e mbrojtjes së ndjenjave fetare të qytetarëve nga pikëpamja e disa njerëzve të tjerë, Gjykata se masat e marra , kishin një qellim legjitim në raport me nenin 10, § 2, domethënë “mbrojtja e të drejtave të tjetrit”.

Gjithsesi, ashtu siç e konfirmon edhe vete formulimi i paragrafit të nenit 10, cilido ushtron të drejtat dhe liritë e sanksionuara në paragrafin e pare të këtij neni merr përsipër “detyra si dhe përgjegjësi”. Midis tyre – në kontekstin e opinioneve dhe besimeve fetare – në mënyrë legjitime mund të përfshihet një detyrim që të shmangen me aq sa të jete e mundur shprehjet fyese pa ndonjë motiv të veçantë për tjetrin dhe që përbëjnë një cenim të të drejtave.Nga kjo del se në parim mund ta gjykojmë të nevojshme që në disa shoqëri demokratike të sanksionohen e të parandalohen sulmet fyese kundër simboleve fetare, por pa harruar që çdo “formalitet”, “kusht”, “kufizim” apo “sanksion” i detyruar të përputhet me qëllimin e caktuar.

Ashtu sikurse edhe për “moralin” që është një nocion i lidhur me “të drejtat e tjetrit” është shumë e vështire të gjesh në të gjithë Evropën një koncept uniform të domethënies së fesë, koncept i cili ndryshon dhe brenda një shoqërie.Ndaj është e pamundur të arrihet një përkufizim se ne cfarë konsiston cënimi i të drejtës së tjetrit në lirinë e fesë.Ndaj autoritetet shtetërore duhet të kenë një hapësirë vlerësimi për të përcaktuar nevojën e ndërhyrjeve të tilla. Ky vlerësim strikt i nënshtrohet kushteve të përcaktuara në Konventë të cënimit të lirive dhe të drejtave të garantuara sipas paragrafit 1 neni 10.

Gjykata vuri në dukje se megjithëse mundësia për të pare këtë film që krijoi mosmarrëveshje ishte vetëm me pagesë dhe e ndaluar për disa mosha, filmi u ndoq nga një publik i gjerë. Publiku gjithashtu kishte një njohje të gjerë të natyrës së filmit, ndaj shfaqja e tij konsiderohet si fakt i shprehjes gjërësisht publike.

Çështja themelore që po analizonte Gjykata kërkonte një vënie në peshore të interesave kontradiktore të dy lirive themelore të garantuara nga Konventa; nga një ane, e drejta, për Otto – Preminger – Institut, për t’i komunikuar publikut ide që ngjallin debate dhe të drejtën e personave të njihen me to, dhe e drejta e personave të tjerë për respektimin e lirisë së mendimit dhe ndërgjegjes së fesë. Vlerësimi i autoriteteve kombëtare është mjaft delikat pasi duhet të mbajë parasysh parimet demoratike dhe interesat e shoqërise në tërësi.

Duke urdhëruar ndalimin e shfaqjes dhe sekuestrimin e filmit, gjykata austriake, e mbështetur në mënyrën e të kuptuarit të publikut vendas, ka gjykuar që ky film përbënte një sulm fyes kundër fesë katolike romane. Nga vendimet e marra del se autoritetet e kanë mbajtur parasysh lirinë artistike të garantuar nga neni 10 i Konventës dhe nenin 17/a të Ligjit Themelor. Sipas vlerësimit nga këto autoritete del se zhvillimi i debatit publik nuk del mbi shprehjet fyese. Nuk mund të konsiderohet se përmbajtja e filmit nuk i mbështet konkluzionet në të cilat ka arritur juridiksioni austriak.

Gjykata nuk mund të neglizhonte faktin që feja katolike romane është feja e shumicës dërrmuese të banoreve të Tirolit. Me sekuestrimin e filmit  autoritetet austriake kane ndërmarrë një veprim që synon të mos lejoje që prekjen e ndjenjave fetare në mënyrë të pamerituar. Gjykata nuk mendon se për autoritetet austriake duhet gjykuar se e kanë kapërcyer hapësirën e tyre të vlerësimit ndaj kësaj çështjeje. Për pasoje as konfiskimi nuk e ka shkelur nenin 10.

Koment

Kjo çështje vinte përballë njëra-tjetrës dy të drejta të cilësuara të parashikuara në dy dispozita të Konventës. Lidhja e ngushtë e realizimit të drejtës së lirisë së shprehjes parashikuar në nenin 20 të Konventës vinte në limitin e të drejtës së lirisë së besimit sipas nenit 9.

Gjykata ishte e të njëjtit mendim me Komisionin austriak se masat për bllokimin dhe sekuestrimin e filmit ishin të justifikueshme sipas paragrafit 2 neni 10. Ndërhyrjet ndaj të drejtave të ashtuquajtura të cilësuara mund të justifikohen vetëm në qoftë se plotësojnë në mënyrë kumulative dhe të njëpasnjëshme kriteret e ligjshmërisë, legjitimitetit, nevojës në një shoqëri demokratike dhe proporcionalitetit. Ishte pikërisht kriteri i karakterit të nevojshëm në një shoqëri demokratike i masës së bllokimit dhe sekuestrimit të filmit të përbënte thelbin e vendimit. Duke përdorur doktrinën e hapësirës së vlerësimit[4] Gjykata vendosi se këto akte – bllokimi dhe sekuestrimi – mund të justifikoheshin si të nevojshme në një shoqëri demokratike duke pasur si qëllim legjitim mbrojtjen e ndjenjave fetare të një grupi njerëzish. Në kushtet kur këto ndjenja mbrohen nga ana e nenit 9 § 1 të Konventës duke se balanca anon akoma më shumë nga justifikimi i masës.

Bianku, L. (2007). Jurisprudenca e Gjykatës Strasburgut. Tiranë: Qendra Europiane

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Kalo te paneli