Promovimi i platformës www.tedrejtatemia.al në Universitetin e Vlorës
Kemi nisur lançimin e platformës online www.tedrejtatemia.al
Në kuadër të projektit “Të drejtat e mia! – përmirësimi i njohurive mbi barazinë gjinore nëpërmjet internetit”, zbatuar në bashkëpunim me Fondin Kanadez për Nisma Lokale, Qendra është duke organizuar eventet prezantuese të platformës me module trajnimi online.
Më datë 6 shkurt ishim në Vlorë, pranë Universitetit “Ismail Qemali”, për të prezantuar platformën me studentët e këtij universiteti, si dhe për të shpjeguar mënyrën sesi ajo funksionon.
Të pranishëm ishin edhe Avokati i Popullit, znj. Erinda Ballanca si dhe Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, z. Robert Gajda, të cilët kanë mbështetur nismën që prej fillimit. Ndër të tjera takimi u fokusua tek gjuha e urrejtjes, në kuadër të 10-vjetorit të KMD.