PROPOZIM PËR HARTIMIN E KODIT TË KUFIJVE SCHENGEN

Në kontekstin e një Europe sa më afër njerëzve, Komisioni Europian ndjen përgjegjësinë e qartësimit dhe thjeshtëzimit të ligjeve te BE-së. Kjo do ta bënte më të lehtë dhe më të lartë probabilitetin që këta qytetarë të përdorin të drejtate  vecanta që iu janë dhënë. Përdorimi nga qytetarët i ligjeve dhe rregulloreve nuk mund të ndodhë për aq kohë sa ato amendohen dhe ndryshohen shpesheherë pa krijuar një qëndrueshmëri. Ndaj është e nevojshme kodifikimi i tyre në mënyrë që të rritet dhe transparenca ndërmjet njerëzve.

Më 1 Prill 1987, Komisioni e urdhëroi stafin e tij që për cdo akt të amenduar më shumë se dhjetë herë duhet bërë një kodifikim sa më shpejt të jetë e mundur, nga departamentet për një akses më të lehtë dhe të qartë.

Presidenca e Edingburgut në Komision theksoi edhe një herë rëndësinë e kodifikimit, jo vetëm për arsyet e lartpërmendura, por edhe për qartësim se në kohën e dhënë se cila pjesë e legjislacionit duhet përdorur. Në vijim, kodifikimi ndërmerret në përputhje me cdo procedurë të adaptimit të akteve nga BE.

Duke qenë se nuk synohet t’i bëhen ndryshimë në substancë akteve, u vendos më 20 Dhjetor 1994, me marrëveshje nga të tre institucionet (Komisioni, Parlamenti dhe Këshilli Ministrave) që të përdorej mënyrë e përshpejtuar kodifikimi.

Qëllimi i këtij propozimi është të ndërmarrë rregullimin e kodifikimit të Rregullores (KE) Nr. 562/2006 të PE dhe KM në hartimin e Kodit të Komunitetit në rregullimin e lëvizjes së lirë të njerëzve në hapësirën Schengen. Qëllimi i kodifikimit është që të bashkojë tërë aktet e shtuara në Rregullore, dh të ruajë përmbajtjen e tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Kalo te paneli