Qendra Europiane dhe Komisioni Europian mbyllin me sukses projektin mbi Jurisprudencën e Gjykatës së Strasburgut

Pas mbylljes me sukses së periudhës së parë të trajnimit të avokatëve, prokurorëve dhe gjyqtarëve mbi Jurisprudencën e Gjykatës së Strasburgut në vitet 2000-2006, Qendra Europiane në bashkëpunim me Delegacionin e Komisionit Europian përmbylli me sukses edhe gjatë vitit 2009 trajnimin e avokatëve, prokurorëve dhe gjyqtarëve të Rretheve Gjyqësore të Republikës së Shqipërisë në lidhje me jurisprudencën në tërësi dhe me paraqitjen e ankimeve të individëve pranë Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg.

Projekti “Asistencë mbi një mbrojtje më të mirë të të drejtave të njeriut nëpërmjet zbatimit të standardeve të  Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut në Shqipëri” bazohet në dy faza kryesore:

1. Trajnimin e gjyqtarëve, avokatëve dhe prokurorëve të gjashtë Rretheve Gjyqësore të Apelit të Republikës së Shqipërisë: Tiranë, Durrës, Shkodër, Korçë, Gjirokastër dhe Vlorë;

2. Publikimin e broshurave mbi disa artikuj të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut (KEDNJ” dhe buletine mujore të të drejtave të njeriut bazuar tek informacioni i rregullt (nëpërmjet përmbledhjeve të legjislacionit përkatës) mbi jurisprudencën e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut që do të përdoren si guida të detyrueshme për punën e përditshme të ligjvënësve në përpjekje për të ndërtuar një sistem konkret reference.

One thought on “Qendra Europiane dhe Komisioni Europian mbyllin me sukses projektin mbi Jurisprudencën e Gjykatës së Strasburgut

  • Mars 27, 2014 at 20:10
    Permalink

    Thanks for any other fantastic post. The place
    else may just anyone get that kind of information in such a perfect means of
    writing? I have a presentation next week, and I’m on the look for such information.|

    my site :: pit 2014 program

    Reply

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Kalo te paneli