QENDRA EUROPIANE MERR PJESË NË PANAIRIN E HAPUR “UNË JAM EVROPIAN” ORGANIZUAR NGA MINISTRIA E INTEGRIMIT

Ministria e Integrimit Evropian i hapi sot dyert të rinjve, grave sipërmarrëse, trupës diplomatike dhe shoqërisë civile në një aktivitet dhe Panair të hapur  të organizuar në prag të ditës së Evropës 9 maj.

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin Kryetari i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, z. Ilir Meta, Zv. Ministrja e Punëve të Jashtme,  znj. Odeta Barbullushi, Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Shqipëri, znj. Romona Vlahutin, Ministrja e Integrimit Evropian, znj. Klajda Gjosha.

“Ne mendojë se integrimi i Shqipërisë nuk fillon me kryeqytetin, por fillon që nga skajet më të larta dhe kulmon me kryeqytetin. Sot kemi një slogan të mrekullueshëm që po e përdorim për javën e Europës. Ne jemi pjesë e Evropës me qytetarë të përgjegjshëm. Ne jemi pjesë e Evropës sepse jemi realisht evropianë, sepse Evropa për ne është e ardhmja jonë, e  zhvillimit të vendit dhe e fëmijëve tanë. Shpresoj që të shohim dhe të punojmë së bashku për një Shqipëri më të drejta të plota në Bashkimin Evropian”, u shpreh Ministrja  Gjosha.

Ministrja Gjosha theksoi se procesi i integrimit përfshin gjithë vendin, dhe shprehu angazhimin e qeverisë për të ecur përpara me këtë proces. “E nisëm me aktivitetet në Berat dhe në Kukës, pasi për ne procesi i integrimit përfshin çdo cep të Shqipërisë, dhe unë dua të ritheksoj edhe njëherë angazhimin e Ministrisë së Integrimit Europian dhe gjithë qeverisë, për të qenë më pranë qytetarëve me më shumë informacion, më shumë komunikim, në mënyrë që procesi të kuptohet nga të gjithë”, tha Ministrja Gjosha.

Qendra Europiane në vazhdim të traditës së saj të përhershme ishte me stendën e saj e pranishme në këtë panair, duke kontribuar në përhapjen dhe promovimin e njohurive dhe dijes mbi realitetet, vlerat dhe organizmat evropiane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Kalo te paneli