REFUZIMI PËR T`I DHËNË LEJE QËNDRIMI NJË ÇIFTI HOMOSEKSUAL PËRBËN TRAJTIM DISKRIMINUES NË KUADËR TË KEDNJ

Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut  në rastin Taddeucci dhe McCall kundër Italisë ( numri i aplikimit 51362/09 ), me 6 vota pro dhe 1 kundër, vendosi se kishte pasur një shkelje të nenit 14 (ndalimi i diskriminimit ) e marrë bashkë me nenin 8 ( e drejta për të respektuar jetën private dhe familjare ) të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut. Kërkesa në Gjykatë kishte të bënte me refuzimin nga autoritetet italiane për t`i dhënë leje qëndrimi për arsye familjare çiftit në Itali. Gjykata mendon se situata e zotit Taddeucci dhe zotit McCall, një çift homoseksual, nuk mund të krahasohet me një çift të pamartuar heteroseksual. Çifti Tedducci dhe McCall nuk mund të martoheshin apo të siguronin asnjë lloj njohje ligjore të lidhjes tyre sipas ligjit aktual në Itali dhe për pasojë nuk mund të klasifikoheshin si bashkëshortë sipas ligjit të brendshëm italian. Përkufizimi kufizues i përdorimit të konceptit të pjestarit të familjes sipas ligjit italian, për çiftet homoseksuale përbënte një pengesë të pakapërcyeshme për të siguruar leje qëndrimi për arsye familjare. Ky përkufizim kufizues në rastin e zotit McCall nuk mori parasysh gjendjen e tij personale dhe veçanërisht faktin që nuk kishte mënyrë ligjore se si të fitonte njohjen e lidhjes tyre në Itali. Me vendimin që mori shteti italian për të trajtuar çiftin homoseksual të barabartë me një çift të pamartuar heteroseksual, ai kishte shkelur të drejtën e kërkuesit për të mos qenë subjekt diskriminimi për shkak të orientimit seksual, një e drejtë që ja siguronte neni 8 i Konvetës.

Faktet Kryesore

Kërkuesit Roberto Taddeucci dhe Douglas McCall, janë nënshtetas si të shtetit Italian ashtu dhe të Zelandës të Re, lindur në 1965 dhe 1958. Ata janë një çift homoseksual që jetojnë në Amsterdam. Ata pretendojnë se janë diskriminuar për shkak të oreintimit tyre seksual. Zoti Taddeucci dhe McCall kanë jetuar në Zeland të re si një çift i pamartuar deri në vitin 2003 kur ato vendosen të sistemoheshin në Itali. Zoti Mccall kishte një leje qendrimi studentore në shtetin Italian në një përiudhë të mëparshme. Ai aplikojë për një leje qëndrimi për arsye familjare. Në 18 tetor 2004 shefi i policisë së Livornos refuzojë kërkesën e tij me arsyetimin se nuk ishin përmbushur kriteret e duhura për të marrë atë status. Zoti Taddeucci dhe zoti McCall u bazuan në dekretin parlamentar  numër 286 të 1998 në kërkesën e tyre për leje qendrimi për arsye familjare. Në korrik 2005 Gjykata Civile e rajonit të  Firences pranojë kërkesën e tyre duke u shprehur se neni 30 i dekretit parlamentar 286 të vitit 1998 nënkupton se partnerët e seksit të njejtë konsiderohen pjestarë të familjes sipas ligjit italian dhe për këtë arsye kishin të drejtë për të përfituar lejen e qëndrimit për arsye familjare. Ministri i Punëve të Brendshme apelojë vedndimin.

Në vendimin e marrë  në 12 maji të 2006, Gjykata e apelit të Firencës pranojë kërkesën për apelim nga Ministri Punëve të Brendshme. Ajo vuri në dukje faktin që autoritetet e Zelandës së Re i kishin dhënë atyre statusin e “partnerve të pamartuar” dhe jo atë të “ pjestarit e familjes të njejtit seks”. Sipas Gjykatës së Apelit, sistemi ligjor  italian i jep kuptime dhe qëllime të ndryshme dy koncepteve të lart përmendura. Gjykata Apelit konsideron se ligji i zbatuar në Zelandën e Re bie në kundërshtim  me parimin e sigurisë publike të shtetit italian përsa i përket çështjes së çifteve mes partnerve të të njejtit seks dhe se ligji për dhëninen e lejes qëndrimit për arsye familjare duhet të zbatohet vetëm për ato persona që sipas ligjit italian konsiderohen pjestarë të një familje. Zoti Taddeuci dhe McCall apeluan për ligjshmërinë e vendimit të Gjykatës Apelit. Gjykata e Kasacionit hodhi poshtë kërkesën e tyre duke u shprehur  se sipas nenit 29 të dekretit parlamentar numër 286 të 1998, koncepti pjestar familje” përfshin vetëm bashkëshortët, fëmijët nën moshën e pjekurisë, fëmijë që kanë arritur moshën e pjekurisë dhe të afërm. Gjithashtu nënvizojë faktin që Gjykata Kushetuese kishte përjashtuar mundësinë që partnerët e seksit të njejtë të mbroheshin nga ligji që mbronte pjestarët e familjes ligjore. Në fund konsiderojë se neni 8 ( e drejta për të respektuar jetën familjare dhe private) dhe neni 12 ( e drejta për tu martuar) i Konventës krijonte një hapsirë të gjerë shteteve për ti interpretuar.

Ankesat, procedurat dhe përpara Gjykatës

Duke u mbështetur në nenin 14 ( ndalimi i diskriminimit) e marrë bashkë me nenin 8 ( e drejta për të respektuar jetën private dhe familjare) të Konventës, zoti Taddeucci dhe zoti McCall pretendojnë se autoritetet italiane, për shkak të orientimit tyre seksual i refuzuan zotit McCall leje qëndrimi në Itali për arsye familjare. Mbështetur në nenin 8 ato u ankuan për faktin që shteti italian nuk kishte marrë masa për njohjen dhe mbrojtjene e statusit të partnerëve të të njejtit seks. Kërkesa  u paraqit në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut në 15 Shtator 2009.

Vendimi i Gjykatës

Neni 14 i marrë bashke me nenin 8

Gjykata u bazua në rastin e Schalk dhe Kopf kundër Austrisë duke u shprehur se do të ishte absurde të mendomin se një cift homosekual nuk mund të ketë një jetë familjare që garantohet nga neni 8 i Konventës. Sipas gjykatës marrëdhënia midis zotit Schalk dhe zotit Kopf, një cift homoseksual që kanë jetuar bashkë gjithmonë, ështe një marrëdhënie që përfshihet në konceptin e “ jetës familjare”. Ajo nuk shikon ansjë ndryshim nga rasti i zotit Taddeucci dhe zotit McCall . Gjykata nënvizojë faktin se refuzimi që ju bë zotit McCall për leje qëndrimi për arsye familjare nga Gjykata e Kasacionit të Italisë, e detyronte atë që të largohej nga Italia. Ky fakt do të pengonte ciftin për të vazhduar jetesën së bashku në Itali. Për këtë arsye ishte shkelur elementi bazë i konceptit “jetesë familjare” dhe për pasojë ishte shkelur e drejta e tyre për të mos cënuar jetën private dhe familajre. Sipas gjykatës, fakti që kishte pasur një cënim të drejtës tyre për respektimin e jetës private dhe familjare  për arsye ligjore, nuk do të thotë që kjo ndërhyrje të mos konsiderohet shkelje e të drejtës tyre vetëm sepse e kërkon ligji.

Madje as nuk e perjashtonte shtetin italian nga përgjrgjsia që kishte kundrejt Konvetës. Gjykata vuri re se ndërhyrja në të drejtën e kërkuesit kishte filluar që në 18 tetor 2004, data kur ishte refuzuar për herë të parë leja e qëndrimit, për të përfunduar në korrik të 2009 kur Gjykata e Kasacionit kishte refuzuar kërkesën e zotit Taddeuci dhe zotit McCall për të apeluar vendimin e Gjykatës Apelit. Pas këtij vendimi ata vendosën të largohen dhe të sistemohen në Hollandë. Pra e drejta tyre për të shijuar jetën privata dhe familjare ishte cënuar  për 4 vite e 9 muaj.  Sipas gjykatës, duhet që të ekzistojë një trajtim i ndryshëm për rastet të ngjashme apo shteti të trajtojë dukshëm  ndryshe persona dhe individ qe kanë situata të ndryshme, që të konsiderohet që ka pasur një shkelje të nenit 14 Konvetës. Gjykata doli në përfundimin se rasti i zotit Taddeucci dhe zotit McCall nuk ishte trajtuar ndryshe nga rastet e cifteve me orientim heteroseksual. Sipas ligjit italian, koncepti “pjesëtar familje” i jepej vetëm bashkëshortëve dhe jo partnerëve bashkëjetues. Ashtu sic ishte shprehur dhe Gjykata e Kasacionit, e drejta për leje qëndrimi për arsye familjare përjashtonte çdo çift të pamartuarish, pa dallime për shkak të orientimit seksual. Gjithsesi  sitauta e zotit Taddeucci dhe zotit McCall nuk mund të kuptohej si situata e çifteve të pamartuar heteroseksual. Duke qenë  se ciftet homoseksual nuk mund të martoheshin apo të kishin një lloj njohje ligjore të lidhjes tyre në Itali, ato nuk mund të konsideroheshin bashkëshortë sipas ligjit të brendshëm Italian.

Përkufizimi kufizues i nocionit “pjesëtar familje” në ligjin italian përbënte një pengesë ligjore të pakapërcyeshme për ciftet homoseksuale që kërkonin leje qëndrimi për arsye familjare. Gjithashtu zoti Taddeucci dhe zoti McCall e kishin të pamundur që në Itali lidhja tyre të njihej ligjërisht pa u martuar, meqënëse në atë kohë sistemi ligjor italian nuk garantonte një bashkim civil apo rregjistrim bashkëjetuesish për çiftet homoseksuale, që në fund do ti njihnin disa të drejta bazë këtyre çifteve. Përsa i përket refuzimit të lejes qëndrimit për arsye familjare, cifti homoseksual me partner zotin Taddeucci dhe zotin McCall, ishte trajtuar në mënyrë të barabartë me ciftet e tjera që ishin në një situat dukshëm ndryshe, si përshembull një cift heteroseksual që nuk kishte dashur të martohej ligjërisht. Gjykata duhet të shqyrtonte faktin nëse trajtimi i barabartë në cështjen e zotit Taddeuci dhe zotit McCall mund të justifikohej nga neni 14 i Konvetës. Sipas Gjykatës, ligji italian nuk i trejtonte ndryshe ciftet e pamartuar për shkak të orientimit të tyre seksual, por gjithsesi e kufizonte  përdorimin e termit  “pjesëtar familje” vetëm për rastet e çifteve heteroseksual. Pa asnjë shkak objektiv apo justifikimi të arsyeshëm shteti italian i trajtonte ndryshe ciftet homoseksuale nga ato hetereseksuale ose nuk kishe marrë masa që të krijonte kushtet ligjore që lidhja e cifteve homoseksuale të njihej dhe kjo kishte sjellë mungesën e plotësimit të kritereve që duheshin për të përfituar leje qëndrimi për arsye familjare. Kjo mundësi nuk i ishte krijuar ciftit Taddeucci dhe McCall.

Gjykata vuri në dukje faktin që çiftet homoseksuale nuk kishin mundësi që ti jepnin lidhjes tyre një formë njohje ligjore dhe kjo kishte bërë që rasti i zotit Taddeucci dhe zotit McCall  të trajtohej ndryshe nga ciftet e pamartuar heteroseksual. Ndryshe nga personat në një cift të pamartuarish heteroseksual, zoti McCall nuk kishte asnjë mundësi ligjore që të merrte statusin “pjesëtar familje” në lidhje me zotin Taddeucci dhe për pasojë nuk mund të siguronte një leje qëndrimi në Itali. Gjykata doli në përfundimin se ata ishin trajtuar ndryshe  nga një cift të pamartuarsish heteroseksual, të cilët kishin mundësi të merrnin statusin e bashkëshortit. Ky trajtim nuk kishte pasur asnjë shkak objektiv apo të justifikueshëm, dhe për pasojë kemi një shkelje të nenit 14 marrë së bashku me nenin 8 të Konventës.

Neni 8

Gjykata vuri në dukje se kërkesa nuk ishte paraqitur nga kërkuesi sipas formës që duhet dhe nuk ishte bërë e ditur autoriteteve qeveritare. Gjithashtu, ato nuk jetonin më në Itali në momentin  kur kanë ngritur padi në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut., por ishin zhvendosur prej 6 vitesh në Hollandë ku dhe ishin martuar në 8 maj 2010 në Amsterdam. Në Hollandë ato kishin marrë njohje ligjore të lidhjes tyre dhe si pasojë që nuk jetonin më në Itali, kërkesa e tyre për ta njohur ligjërisht lidhjen e tyre në shtetin italian nuk kishte më arsye dhe nuk mund të qëndronte si kërkesë. Për këtë arsye u rrëzua nga Gjykata.

Neni 41 

Gjykata vendosi se shteti Italian duhet t`i paguante 20.000 euro për dëm jo monetar dhe 18.924 euro për shepnzimet gjyqësore. Mendimi i gjyqtarit Spano, si pakicë, ishte i pajtueshëm edhe me mendimin e gjyqtarit Bianku. Ndërsa gjykatësi Sicilianos shprehu një mendimin tjetër mospajtues me vendimin. Mendimet janë të bashkangjitura me vendimin dhe janë të disponueshme vetëm në gjuheën fanceze.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Kalo te paneli