RRITJA E BASHKËPUNIMIT NDËRMJET SHOQËRISË CIVILE TË SHQIPËRISË DHE SERBISË

Më datë 12 dhe 13 shtator Qendra Europiane mori pjesë në konferencën “Rritja e bashkëpunimit ndërmjet shoqërisë civile të Shqipërisë dhe Serbisë” organizuar nga organizatat “Lëvizja Mjaft” Shqipëri, “Hajde Da” Serbi dhe financim nga Olof Palme Center.

Kjo iniciativë vjen si një qasje e re mes dy vendeve në përpjekje për konsolidimin e mëtejshëm të frymës së bashkëpunimit rajonal në nivelin e shoqërisë civile, por edhe në atë politik. Pjesmarrës dhe mbështetës të kësaj nisme ishin edhe ministri i “Mirëqenies Sociale dhe Rinisë”, Z. Blendi Klosi, përfaqësues nga Ministria e të Rinjve dhe Sporteve, Serbi si dhe zv. Ambasadori amerikan, Z. David Muniz dhe Chargé d’Affaires i Ambasadës Suedeze, Z. Johan Ndisi, të cilët u shprehen mjaft entuziastë për këtë nismë të ndërmarrë.

Konferenca u krijoi mundësi përfaqësuesve nga organizatat joqeveritare të Shqipërsë dhe Serbisë që  të prezantohen, mësojnë nga përvoja e njëri-tjetrit dhe vendosin kontakte për bashkëpunime në të ardhmen.

Përgjatë kësaj konference u diskutua edhe për rrugët konkrete që mund të ndiqen për përmirësimin e këtyre marrëdhënieve, ku dy idetë thelbësore ishin krijimi i një databaze ku çdo organizatë nga të dyja vendet të mund të publikonte çdo aktivitet (trajnime, workshope, summer schools etj.), ku do të kishte pjesmarrje nga të dyja vendet respektive. Një ide tjetër ishte vendosja e kontakteve me organizata me të njëjtin objekt dhe aplikimi për projekte të përbashkëta, gje e cila krijon edhe mundësi për më shumë fonde.

Në fund të kësaj konference të gjitha organizatat firmosën një “Rezolutë”, e cila përmblodhi diskutimet e konferencës dhe pikat kyçe ku do të bazohej bashkëpunimi mes OJQ-ve, e cila iu prezantua edhe përfaqësueve politikë nga të dyja vendet, me qëllimin që së bashku të krijojnë zgjidhje për mbajtjen e një standardi europian në lidhje me shoqërinë civile.

Kalo te paneli