Sesione trajnimi kundër bullizmit dhe gjuhës së urrejtjes
Gjatë muajit nëntor kemi përmbyllur një seri prej 8 trajnimesh me psikologë, punonjës socialë, mësues dhe nxënës të qytetit të Lushnjës dhe Pogradecit.
Këto trajnime kishin si qëllim fuqizimin e shkollave si komunitete në luftën kundër diskriminimit, me fokus tek bullizmi dhe gjuha e urrejtjes.
Trajnimet vijnë në kuadër të projektit “Ngri zërin kundër gjuhës së urrejtjes” që Qendra po zhvillon brenda programit të përbashkët të Bashkimit Evropian / Këshillit të Evropës “Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë 2019-2022″.
Thuaji JO gjuhës së urrejtjes!
Thuaji JO bullizimit!
Thuaji JO diskriminimit!