TË DHËNAT BANKARE MBROHEN NGA KONVENTA EUROPIANE PËR TË DREJTAT E NJERIUT

Në gjykimin e datës 07.07.2015 M.N dhe të tjerë kundër San Marinos, Gykata Europiane e të Drejtave të Njeriut vendosi unanimisht se të dhënat bankare mbroheshin nga KEDNJ në kuadër të Nenit 8 (e drejta për një jetë familjare private dhe liria e korrespondencës), pavarësisht nga niveli i sensistivitetit që këto të dhëna përmbanin.

Katër shtetas italianë nisën ankimimin në Gjykatën e Strasburgut pas një vendimi të Gjykatës së San Marinos për sekuestrimin e të dhënave të tyre bankare. Ky veprim ishte ndërmarrë pas një nisme të qeverisë italiane në 2009 për të hetuar lidhur me disa vepra kriminale që përfshinin konsipariconin, evazionin fiskal, pastrimin e parave dhe korrupsionin. Autoritet italiane kërkuan asistencën e autoriteteve relevante të San Marinos, ku këto të fundit duke iu përgjigjur kërkesës së marrë, me urdhër të Gjykatës së Shkallës së Parë, sekuestruan të dhënat e çdo banke, institucioni financiar apo kredidhënës.

Si pasojë e këtij urdhri, edhe të dhënat e aplikantëve u morën dhe u kopjuan. Kërkuesit u njoftuan për këtë veprim një vit pas këtyre procedimeve. Si pasojë ata u ankuan në Gjyaktën e Krimeve të Apelit lidhur me marrjen e të dhënave të tyre personale bankare.  Kjo gjykatë vendosi se aplikantët nuk mund ta ngrinin këtë padi, dhe se gjykata përgjegjëse për të shqyrtuar vendimin e Gjyaktës së Shkallës së Parë ishte gjykata italiane dhe jo ajo e San Marino-s. Kështu aplikantët e apeluan vendimin e dhënë në Gjykatën e Shkallës së Tretë (Gjykatë e Lartë), ku kjo e fundit vendosi rrëzimin e padisë.

Së fundmi aplikantët iniciuan procedurat në GJEDNJ në kuadër të shkeljes së Nenit 6(1), e drejta për një gjykim të drejtë dhe aksesi në gjykatë, si edhe në kuadër të Nenit 8, e drejta për një jetë familjare të qetë dhe privatësisë së korrespondencës.

Ndër të tjera, GjEDNJ deklaroi si të paparanueshme ankimimin e tre prej aplikantëve si pasojë e mos ezuarimit të shkallëve të gjykimit kombëtar dhe shkelje të afatit 6-mujor për nisjen e procedurave në këtë Gjykatë.  Gjykata vendosi pranimin e ankimit të një prej aplikantëve, duke rrëzuar kështu pretendimet e Qeverisë se Neni 8 nuk ishte i aplikueshëm për konfidencialitetin e të dhënave bankare. Qeveria shprehej se të dhënat nuk ishin marrë as në zyrë dhe as në shtëpi, ato ishin marrë nga banka, ishin kopjuar dhe ishin kthyer sërish aty. Ndryshe nga ky mendim, Gjykata e Strasburgut theksoi se të dhënat bankare përbëjnë padyshim të dhëna personale individuale, qofshin këto me përmbajtje sensistive ose jo. Ky informacion mund të përbënte dhe marrëveshje mes palëve, që praktikisht ishin informacione biznesi dhe pune, e për pasojë nuk mund të përjashtoheshin nga nocioni i “jetës private”. Për më tepër, kjo shkelje ishte ngushtësisht e lidhur dhe me të drejtën e korrespondencës private, pasi materialet e kopjuara nga banka përmbanin edhe emaile, shkëmbime mes aplikantit dhe palëve të treta.

Pra GjEDNJ arriti në përfundimin se sekuestrimi i të dhënave bankare përbënte shkelje të “jetës private” dhe të lirisë së korrespondencës, duke qenë se ato konsistonin në materiale individuale, shkëmbime pune, çeqe etj. Edhe pse ekzistonte një marrëveshje mes San Marinos dhe Italisë për mosrespektimin e parimit të sekretit bankar në rastet e hetimeve të krimeve financiare, Gjykata vuri re se kishte shkelje të mëdha procedurale. Aplikanti nuk ishte person nën hetim nga autoritetet italiane, dhe nuk ishte as një pronar banke që të legjitimohej të ngrinte padi në gjykatat e San Marinos, duke e bërë këtë një palë të disadvantazhuar dhe duke i mohuar njëkohësisht aksesin efektiv në gjyaktë.

Në këtë gjykim, GJEDNJ u shpreh se kishte njëkohësisht shkelje të Nenit 6 (1) dhe Nenit 8.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Kalo te paneli