Trajnim mbi përmirësimin e standardeve të të drejtave të njeriut në sistemin penitenciar në Shqipëri

Qendra Europiane dhe Shërbimi Ligjor Falas Tiranë (TLAS), me mbështetjen financiare të BE-së janë duke zbatuar projektin “Përmirësimi i standardeve të të drejtave të njeriut në sistemin penitenciar në Shqipëri”.
Në këtë kuadër Qendra do të zhvillojë 6 trajnime, në 6 qytete [Tirana (Kavaja), Korça, Vlora, Shkodra, Elbasan, Lezha] me OJF që punojnë me të ndaluarit, personat në shërbim prove, familjet e tyre, juristë si dhe përfaqësues të organeve drejtuese të burgjeve, shërbimit të provës dhe qytetarë në komunitetet e këtyre zonave.
Në datat 21 dhe 22 tetor në qytetet e Lezhës dhe Shkodrës, 2 ekspertet e trajnimit trajtuan tematikat mbi qasjen kombëtare mbi mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave të njeriut për të burgosurit në Shqipëri si dhe standardet ndërkombëtare dhe rajonale për të drejtat e njeriut dhe garantimi i tyre në sistemin penitenciar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Kalo te paneli